Paga mesatare në Shqipëri u rrit pothuajse me 10 mijë lekë, krahasuar me një vit më parë. Çka do të thotë se nëse në fund të 2022 një i punësuar paguhej me 66 mijë e 14 lekë, në fund të 2023 paga e tij u rrit me 13.7% duke arritur në 75 mijë lekë (725 euro).
Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se ishte ndikimi i administratës publike shkaku kryesor në rritjen e pagave në 2023 me 16.2%, rritja më e lartë e ndërsa më pak ndikuan grup-aktivitetet financiare e të sigurimit.
“Pikërisht për shkak të iniciativës që mori qeveria nuk është kapur nga tregu privat. Nëse kapet atëherë do ndryshojë edhe kjo renditje.”, thotë Pano Soko, ekspert.
Nëse ndalemi sipas sektorëve, diferenca vjetor e pagës mesatare bruto të një të punësuari në shtet u rrit me 18%. Ndërsa tek sektori privat ky ndikim u reflektua më pak teksa u rritën me 11.5% krahasuar me fundin e 2022. Pabarazia në paga shtet-privat është thelluar në këtë periudhë, me 18 mijë e 464 lekë.
“Do ketë mospërputhje ritmesh kur vjen puna tek e njëjta gjatësi vale ndërmjet tyre. Sepse privati do të mundohet të rezistojë sa më shumë për të mos rritur kostot.”, vijon Soko.
Por kush paguhet më shumë e kush më pak? Është sektori i aktiviteteve financiare dhe të sigurimit me pagën më të lartë rreth 145 mijë lekëve, ndjekur nga informacioni dhe komunikacioni me 115 mijë lekë, administrata 87 mijë lekë. Ndërsa më pak paguhet bujqësia dhe industria me përkatësisht 49 mijë lekë dhe 64 mijë lekë.
“Është ekonomia e së tashmes që është e bazuar në shërbime financiare 1 dhe teknologjia 2. Që në të ardhme shumë të afërt do dali në pah. Kjo është mënyrë e re si bëhet ekonomi sot. Nëse specifikohemi sipas profesioneve janë menaxherët dhe ligjvënësit me pagat më të larta ndërsa profesionet elementare me pagat më të ulëta.”, vijon më tej Pano Soko./A2 CNN
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?