LAJMI I FUNDIT:

“Do të mbrohemi deri në vdekje”, publikohet video-incizimi i diskutimit të Vuçiqit dhe Radoçiqit e vitit 2021, së cilës i referohet Kusari-Lila

“Do të mbrohemi deri në vdekje”, publikohet video-incizimi i diskutimit të Vuçiqit dhe Radoçiqit e vitit 2021, së cilës i referohet Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ekziston një video-incizim i një diskutimi mes terroristit serb Milan Radoiçiq dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ajo thotë se në atë incizim, dyshja shprehen të gatshëm t’i shkojnë në fund çështjes së Kosovës, “edhe me mundësinë e një sulmi tjetër si ai i Banjskës më 24 shtator”.


Në video dëgjohet Radoiçiq i ngritur në këmbë duke deklaruar: ” Zotëri president, i dëgjuat të gjithë këta djem trima se çfarë ju thanë. Ndërsa unë do t’ju them vetëm një gjë, në emër të të gjithëve, se herën tjetër do të mbrohemi! Deri në fund! Deri në vdekje! Ju shumë mirë e dini se unë nuk gënjej”, dëgjohet duke thënë Radoiçiq në video.

Kusari-Lila në intervistën e saj për “Euronews Albania”, ka thënë se Serbia ka vendosur 48 baza ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën.

Ajo ka paralajmëruar se një sulm tjetër serb në Kosovë është i mundshëm dhe shtoi se vazhdimisht po dalin fakte për synimet destabilizuese të Serbisë.

“Ka edhe një video-incizim që tregon kriminelin në arrati Millan Radoiçiq, i cili në prani të Vuçiqit dhe zyrtarëve të tjerë të Listës Serbe, deklaron se ata janë të gatshëm të përgatitur të shkojnë deri në fund, me riaktivizim të një sulmi të njëjtë si ai i 24 shtatorit, duke mos kursyer as jetët e tyre. Kur në vazhdimësi dalin fakte për synimet e Serbisë për destabilizim, tregon se situata mes Kosovës dhe Serbisë mund të ketë edhe ndonjë episod të ngjashëm si ai i 24 shtatorit. Ka 48 baza ushtarake të Serbisë të vendosura në kufirin me Kosovën”, ka thënë Kusari në këtë intervistë.

“Do të shkojmë në fund”, Kusari-Lila: Ekziston përgjimi i bisedës mes Radoiçiqit dhe Vuçiqit, me plan për sulm në Kosovë
Lexo po ashtu “Do të shkojmë në fund”, Kusari-Lila: Ekziston përgjimi i bisedës mes Radoiçiqit dhe Vuçiqit, me plan për sulm në Kosovë

Pas deklaratës së Kusari-Lilës, eksperti i sigurisë Drizan Shala ka publikuar një video në e cila shpërfaq bisedën mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe terroristit Milan Radoiçiq.

Shala thotë se bazuar në video, takimi të cilit i referohet deputetja e LVV-së është e vitit 2021, ku Vuçiq bashkë me Listën Serbe ishin mbledhur në Rashkë.

“Deputetja e Kosovës nuk e thotë të vërtetën për videon e pretenduar për takimin e Milanit me Vuqiqin e cila thekson se video që pretendoi se ishte video pas rastit Banjska ( 24 shtator 2023). Mund të themi se nuk është e vërtetë, deputeti ka rënë në kurthin e luftës hibride, më vjen keq, por dëmi i shkaktuar nga ajo është edhe reflektim i mungesës së njohurive në fushën e sigurisë. Takimi është mbajtur më 13.11.2021 në Rashkë, ku Presidenti serb Aleksandar Vuçiq vizitojë përfaqësuesit e listës Serbe pas trazirave në Mitrovicë”, ka deklaruar Shala./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Lajme
Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Jehona Hulaj
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Të shtëna me armë zjarri në Fier, vritet efektivi i forcave speciale

Të shtëna me armë zjarri në Fier, vritet efektivi i forcave speciale "Shqiponjat"

Lajme
Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Kalo në kategori