LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski nënshkroi Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuale, kufizohen mjetet që mund të shpenzohen gjatë fushatës

Pendarovski nënshkroi Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuale, kufizohen mjetet që mund të shpenzohen gjatë fushatës

Presidenti Stevo Pendarovksi sot e nënshkroi Dekretin për shpallje të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike.

Siç informuan nga Kabineti i presidentit Pendarovski, në Ligj, në mënyrë të qartë është definuar çka paraqet fushata shtetërore e interesit publik, në nivel shtetëror apo lokal. Ndryshimet e Ligjit e limitojnë buxhetin, përkatësisht lartësinë e mjeteve të cilat nga buxheti shtetëror do të mund të shpenzohen për fushata në nivel shtetëror apo lokal.

“Ligji parasheh procedurë, në të cilën rol qendror ka komisioni i cili është i përbërë nga përfaqësues të partive politike edhe nga pushteti edhe nga opozita, në bazë pariteti. Në Ligj saktësohen kriteret sipas të cilave mund të konkurrojnë radiodifuzerët, ndërsa qartë është definuar edhe procedura për zgjedhje të radiodifuzerit në të cilat do të shfaqen fushata në nivel shtetëror apo lokal. Kjo do të thotë se, për dallim nga më parë kur Qeveria e kryesuar nga OBRM-PDUKM në mënyrë arbitrare vendoste kujt sa para do t’i japë, tani saktësisht është rregulluar se si mediumet dhe sa mjete dp të marrin për fushata në nivel shtetëror apo lokal”, thuhet në kumtesë.


Nga Kabineti i Pendarovkit theksojnë se Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike në Kuvend ishte miratuar pa amendamente të parashtruara nga opozita, që do të thotë se opozita nuk ka vërejtje për përmbajtjen e saj.

Edhe në numrin më të madh të vendeve-anëtare të BE-së ekziston rregulaltiva me të cilën mundësohen fushata të interesit publik në mediume, theksojnë nga Kabineti.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori