LAJMI I FUNDIT:

Asllani pas golit: Jam tifoz i Interit që fëmijë, një emocion i veçantë të shënosh këtu

Asllani pas golit: Jam tifoz i Interit që fëmijë, një emocion i veçantë të shënosh këtu

Kristjan Asllani ka folur pas fitores së vështirë 2-1 ndaj Genoas dhe ka zbuluar se çfarë ndjeu kur shënoi golin e tij të parë për klubin në Serie A.

Nerazzurrët janë të pandalshëm në vitin 2024, duke fituar të 12 ndeshjet e tyre të luajtura ndërmjet Serie A, Superkupës së Italisë dhe Ligës së Kampionëve.


Asllani shënoi golin e tij të parë në Serie A me fanellën e Interit për të hapur rezultatin pas një fillimi të mirë në Genoa, më pas Alexis Sanchez shndërroi penalltinë në gola, para se Johan Vasquez të vulos rezultatin përfundimtar.

“Është një shembull i shkëlqyer”, Inzaghi falënderon publikisht Kristjan Asllanin
Lexo po ashtu “Është një shembull i shkëlqyer”, Inzaghi falënderon publikisht Kristjan Asllanin

“Kjo është një fitore shumë e rëndësishme, pasi Genoa erdhi këtu me shumë pikë pas, ata luajnë futboll të mirë dhe ne pësuam një gol të shmangshëm, por bëmë mirë që vuajtëm së bashku si ekip”, ka thënë fillimisht Asllani për Sky Sport Italia.

“Kishte pak lodhje në pjesën e dytë, por këto tre pikë janë thelbësore, pasi ne donim të rrisnim epërsinë tonë pak më shumë”.

Është goli i parë i Asllanit për Interin dhe i dyti në Serie A, pasi tjetri ishte për Empolin kundër Interit po në San Siro. Por, kujt ia dedikon?

“Unë ia dedikoj familjes sime, por edhe këtyre djemve në skuadër që më ndihmojnë çdo ditë, që nga Lauti te Bare erdhën të gjithë për të më përqafuar dhe ishin shumë të lumtur për mua”.

“Për të qenë i sinqertë, e kisha pritur gjatë për këtë gol dhe shpresoja se do të vinte në San Siro, pasi jam tifoz i Interit dhe është një emocion i veçantë të shënosh këtu”, përfundoi ylli shqiptar.

Ndryshe, kjo ishte një dhuratë e mrekullueshme, pasi ai do të festojë ditëlindjen e tij të 22-të më vonë këtë javë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Bayer Leverkusen kthehet ndaj Romës dhe shpëton nga humbja, kalon në finalen e Ligës së Evropës

Bayer Leverkusen kthehet ndaj Romës dhe shpëton nga humbja, kalon në finalen e Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Harrojeni Carlo Ancelottin, ky njeri do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të nëntë

Harrojeni Carlo Ancelottin, ky njeri do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të nëntë

Liga e Kampionëve

"Tuchel i gaboi të gjitha, Ancelotti i bëri mirë" - Capello tregon detajin që e bëri diferencën ne "Bernabeu"

Liga e Kampionëve
Stadiumi spektakolar ku luhej Kupa e Botës është zhytur në ujë

Stadiumi spektakolar ku luhej Kupa e Botës është zhytur në ujë

Sport

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori