LAJMI I FUNDIT:

MC Kresha dhe Lyrical Son sjellin këngën e re “Anija Kozmike”

MC Kresha dhe Lyrical Son sjellin këngën e re “Anija Kozmike”
Foto: Screenshot/YouTube

Kreshnik Fazliu dhe Festim Arifi kanë prezantuar së fundmi albumin e tyre të ri të quajtur “1618”.

Ky projekt madhështor tashmë është i disponueshëm në platformat muzikore nga 16 shkurti.


Megjithatë, disa nga këngët i kanë sjellë të kompletuara edhe nga ana vizuale.

Foto: Screenshot/YouTube

“Anija Kozmike” titullohet e fundit që është shoqëruar edhe me videoklip.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Teksti është shkruar nga vetë artistët me ‘beat’ nga Strike Beatz.

Foto: Screenshot/YouTube

Miksimi dhe masterizimi u bë nga PressPlay me video të drejtuar nga Andi Deçani.

Në album kanë edhe disa bashkëpunime me emra të njohur si: Young Zerka, Elinel, Ledri Vula, Lumi B, Vig Poppa, Era Istrefi etj. /Telegrafi/