LAJMI I FUNDIT:

Hapja e bazës në Kuçovë, Maqedonci: Është mesazh i NATO-s për Ballkanin Perëndimor

Hapja e bazës në Kuçovë, Maqedonci: Është mesazh i NATO-s për Ballkanin Perëndimor

Në Kuçovë sot është bërë përurimi i bazës ushtarake të NATO-s.

Në ceremoninë e përurimit ka marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, transmeton Telegrafi.


Maqedonci tha se përurimi i kësaj baze është mesazh i NATO-s për Ballkanin Perëndimor.

“Vlerësoj që për Shqipërinë në veçanti, por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor ka rëndësi të madhe strategjike prezenca e një baze të tillë taktike ajrore në Shqipëri. Veçanërisht për të krijuar një ambient të sigurt në Ballkanin Perëndimor, por në të njëjtën kohë për të frenuar rrezikun që mund të vijë nga kundërshtarët e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai për Ora News.

Avionët italianë të NATO-s inaugurojnë Bazën e Kuçovës, shfaqen edhe helikopterët Black Hawk
Lexo po ashtu Avionët italianë të NATO-s inaugurojnë Bazën e Kuçovës, shfaqen edhe helikopterët Black Hawk

Ai gjithashtu ka folur edhe për dronët Bayraktar, ku siç tha ministri tashmë janë të domosdoshëm për ushtritë modern.

“Droni Bayraktar është sistem modern, tërësisht detyra e tij është vëzhgimi por kryen edhe operacione sulmuese. Është një mjet i cili është parë që është i suksesshëm. Është i domosdoshëm për ushtritë modern”, theksoi ai.

Ndryshe, hapja e bazës ajrore taktike në Kuçovë u mbyll me një fluturim të avionëve luftarak italian të NATO-s dhe nga helikopterët e Ushtrisë Shqiptar Black Hawk, që u ndoq nga të pranishmit.

Kjo bazë do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës sonë Ajrore, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori