Tirana të enjten ishte nikoqire e Samitit rajonal mbi Planin e Rritjes, ndërkaq, ky samit kishte në fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.
Të pranishëm në samit ishin liderë rajonalë, komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, ndërkaq kryeministri i vendit, Albin Kurti në këtë samit ishte i pranishëm vetëm virtualisht.
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi tha se jemi në fillimet e një ndryshimi rrënjësor, por edhe shumë të shpejtë në Ballkanin Perëndimor.
“Besoj se është shumë e qartë që tashmë Planin e Rritjes të gjitha vendet e rajonit e kanë marrë në dorë dhe duan pronësinë e këtij plani. Por, që të ecim përpara na duhet që rajoni të ecë vetë përpara me shpejtësi. Kjo do të thotë, të arrihen rezultate për ato reforma që e bëjnë këtë plan funksional. Ky plan do të funksionojë në rast se ju i respektoni rregullat e BE-së”, ka thënë Varhelyi, duke iu drejtuar liderëve rajonalë.
Komisionieri i BE-së tutje ka thënë se ka mbetur edhe gjysma e kohës për të vënë në zbatim këtë plan, ndërsa ka shtuar se BE duhet të ofrojë të gjitha përfitimet për vendet që do të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian.
Varheyli po ashtu ka mbajtur edhe një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
“Sipas përllogaritej tona nga ky plan (Plani i Rritjes) së bashku me Planin e investimeve ekonomike, rajoni do të duhej të dyfishojë ekonominë e vet gjatë 10 vjetëve të ardhshme”, tha ai.
Komisioneri për zgjerim tha më tej se një elementi i rëndësishëm është që rajoni mund të bëhet gati për anëtarësim në Bashkimin Evropian edhe më shpejt.
Ai foli po ashtu edhe për çështjen e konkurrueshmërisë në tregon evropian, raporton Telegrafi.
“Sigurisht se pjesëmarrja në tregun e përbashkët ka të bëjë edhe me konkurrencën dhe konkurrenca në tregun e përbashkët të BE-së është e fortë….pra konkurueshmëria e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian me ato të vendeve të Ballkanit Perëndimor është shumë shumë e madhe
Do të ishte e padrejtë që vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin pjesë në tregun e përbashkët ku ata kanë më pak mundësi për të konkurruar në krahasim me kompanitë e vendeve të BE-së”, tha tutje Varheyli.
Sipas tij, për këtë arsye BE po jep fonde shtesë si pjesë e Planit të rritjes për të ndihmuar të gjitha reformat pasi kanë kosto financiare.
“Ne jemi të gatshëm të lehtësojmë këtë kosto….Ne jemi të mendimit që 6 miliardë euro do të duhej që të ndihmonin rajonin….”, tha ndër të tjera komisioneri për Zgjerim.
Lidhur me Planin e Rritjes ka folur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke e vlerësuar si platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen e rajonit në BE.
“Kemi arritur këtë objektiv shumë të rëndësishëm, për të futur në procesin tradicional të integrimit diçka të re që mund të na çoj në një nivel tjetër shumë më shpejtë. Plani i ri i rritjes është një platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen tonë në BE. Është një instrument që do ta bëjë këtë proces të prekshëm për njerëzit”, tha Rama.
Ai përmendi si shembull koston e transaksioneve financiare.
“Solla shembullin e kostos së transaksioneve financiare, ne në Shqipëri dhe vendet e rajonit kemi shumë njerëz që jetojnë dhe punojnë jashtë e të cilët vazhdojnë të ndihmojnë të afërmit e tyre. Për çdo para që ata dërgojnë kostoja e transaksionit është 6 herë më e lartë krahasuar me koston e transaksionit mes vende anëtare të BE-së.
Plani i ri i rritjes do të na lejojë ta sjellim këtë kosto në të njëjtin nivel me atë të shteteve anëtare të BE-së”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se me këtë do të kursejnë gjysmë miliard euro, do të kursehen nga xhepat e qytetarëve tanë dhe nga kostot e bizneseve tona.
“Dhe kjo është vetëm një prej këtyre gjërave dhe ka shumë të tjera që janë pjesë e këtij plani të ri të rritjes…”, tha Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje