LAJMI I FUNDIT:

Murati thotë do ta përjetojmë bashkimin kombëtar, Arifi vlerëson se është humbur shansi

Murati thotë do ta përjetojmë bashkimin kombëtar, Arifi vlerëson se është humbur shansi

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati po vlerëson se shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë më mirë që të punojnë drejt bashkimit kombëtar.

Murati ka thënë bashkimi mund të realizohet, por vetëm pasi Kosova të ketë zgjidhur konfliktet me Serbinë dhe kur të ketë përfunduar plotësisht procesin e shtetndërtimit.

Për Muratin, kur të jetë koha është çështje e vullnetit të palëve se a duhet që bashkimi të ndodhë nën një Konfederatë, Federatë, Asociacion apo Republikë Unitare.


“Nëse do ta kemi shëndetin e mirë të gjithë ne këtu, së paku bashkimin e Kosovë dhe Shqipërisë do ta përjetojmë. Një shtet i cili mund të jetë, Konfederatë, Federatë, Asociacion apo Republikë Unitare, është çështje e vullnetit. Por sigurisht që kjo nuk zgjidhet kur të duash, kërkon kontekst të caktuar, nuk zgjidhet në konflikt me Bashkësinë Ndërkombëtare dhe zgjidhet mbi të gjitha duke i zgjidhur konfliktet me Serbinë. Pa e kryer procesin e shtetformimit, plotësimit të sovranitet të saj, kjo nuk mund të realizohet. Por deri në atë kohë ne duhet të jemi serioz. Ne si shqiptarë asnjëherë nuk kemi qenë më mirë që të punojmë edhe drejt bashkimit”, është shprehur Murati në tëvë 1.

I një mendimi të njëjtë nuk është profesori, Dritëro Arifi, i cili po konsideron se kombi shqiptar e ka humbur mundësinë për t’u bashkuar.

Arifi ka thënë se rrethanat e sotme gjeopolitike nuk e lejojnë bashkimin, por që politikat mund t’i kenë të përbashkëta si ato të sigurisë, arsimit e kulturës.

“Kombi shqiptar e ka humbur mundësinë me u bashku, ajo shans është e humbur, në rrethanat e tilla çfarë është sot gjeopolitika nuk bëhet. Por ne, politikat nuk i kemi të përbashkëta, ky është problem kryesor. Ne duhet t’i kemi politikat e sigurisë të përbashkëta e që janë euroatlantike, politikën e arsimit, kulturën e plot gjëra që mund t’i bëjmë pa na penguar askush”, është shprehur ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori