Zyra Kombëtare e Auditimit: Cilësia e raportimit të performancës komunale nuk është në nivelin e duhur
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) publikoi raportin e auditimit të performancës “Mekanizmat e sigurimit të cilësisë së të dhënave të raportuara për Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale dhe Grantin e Performancës Komunale për vitin 2021”.
Subjekt i këtij auditimi kanë qenë Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), komuna e Gjakovës, Klinës dhe Vitisë.
Rezultatet e auditimit tregojnë se pavarësisht progresit dhe masave të ndërmarra nga komunat për organizimin e brendshëm në deklarimin e performancës komunale, mekanizmat e kontrollit për sigurimin e cilësisë për të dhënat e raportuara nuk ishin funksionale, për shkak të mos evidentimit të komunikimit të zyrtarëve përgjegjës, mos aprovimit të të dhënave nga kryetarët përkatës, si dhe mos shpërndarjes proporcionale të detyrave në mes zyrtarëve raportues.
Procesi i auditimit identifikoi mungesë të komunikimit dhe koordinimit efektiv në mes zyrtarëve raportues, koordinatorëve komunalë dhe kryetarëve të komunave, gjë që ka ndikuar që deklarimi i performancës komunale të mos jetë i bazuar në të dhëna të kontrolluara dhe të verifikuara.
Po ashtu mungesa e verifikimit fizik në terren nga MAPL-ja gjatë kohës së vlerësimit të performancës komunale dhe Grantit të Performancës Komunale (GPK) ka bërë që të mos jenë efektivë mekanizmat e vendosur për të siguruar cilësi në raportimin e të dhënave të performancës komunale. Madje ka pasur edhe mosrespektim të vendimeve për komisionet për vlerësimin e procesit të Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale (SMPK) dhe kjo rrezikon transparencën dhe besueshmërinë e proceseve të vlerësimit.
Lidhur me këtë auditim, Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca rekomandoi marrjen e masave të menjëhershme për të adresuar çështjet e identifikuara nga procesi i auditimit në mënyrë që në të ardhmen të sigurohet menaxhim më efikas dhe më transparent i performancës komunale.
Me qëllim të përmirësimit të gjithë procesit, ZKA-ja përmes këtij raporti ka dhënë 12 rekomandime, tetë për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe katër për komunën e Gjakovës, Klinës dhe Vitisë.
Raportin e plotë të auditimit të performancës “Mekanizmat e sigurimit të cilësisë së të dhënave të raportuara për Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale dhe Grantin e Performancës Komunale për vitin 2021” e gjeni këtu./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë