LAJMI I FUNDIT:

Samiti i Tiranës, Rama tregon nëse do të bisedojë me Zelenskyn për njohjen e Kosovës nga Ukraina

Samiti i Tiranës, Rama tregon nëse do të bisedojë me Zelenskyn për njohjen e Kosovës nga Ukraina

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të arrijë sonte në Shqipëri ku do të marrë pjesë në dy samite të rëndësishme, të cilat do të zhvillohen në Tiranë më 28 dhe 29 shkurt.

Rreth kësaj vizite të rëndësishme të Zelenskyt si dhe për dy samitet që do të zhvillohen, i pari me fokus Ukrainën dhe i dyti me fokus Ballkanin Perëndimor, ka folur për Euronews Albania, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.


Ndërsa foli për pritshmëritë e tij rreth takimeve dhe samiteve me rëndësi që do të zhvillohen në këtë javë, kryeministri Rama iu përgjigj edhe një pyetjeje me shumë rëndësi për shqiptarët, nëse do të diskutojë me Zelenskyn, për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Dëgjoni, gjëja më e fisme që Kosova po bën është se po tregohet besnike ndaj vlerave të saj. Kjo e nderon Kosovën dhe nuk bëhet për të përfituar diçka. Kosova po bën gjënë e duhur, fillimisht për veten e saj, sa i takon besnikërisë ndaj vlerave të saj. Sigurisht, rruga drejt njohjes nga Ukraina është e gjatë, por është pozitive që Kosova do të jetë pjesëmarrëse”.

“Presidentja Osmani ju përgjigj shumë shpejt ftesës dhe do të jemi të gjithë së bashku aty. Pavarësisht mosmarrëveshjeve, çështjeve të ndërlikuara mes vetes, të gjithë do të jenë aty me Ukrainën, për diçka që na lidh të gjithëve, në mënyra të ndryshme”, tha Rama.

Rama tha se ideja për të organizuar samitin që do të zhvillohet në 28 shkurt, lindi pas një bashkëbisedimi me presidentin ukrainas dhe duke qenë se edhe ftesat i kishin dërguar së bashku, ky mund të quhet një samit i të dy vendeve.

Në trend Lajme

Më shumë
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Kalo në kategori