Në një video të siguruar nga RTK, Milan Radoiçiq, udhëheqësi i agresionit të grupit terrorist të armatosur të Serbisë më 24 shtator të vitit kaluar në fshatin Banjskë, shihet duke grushtuar brutalisht Aleksandar Spiriq, ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut.
Ngjarja ka ndodhur kohë më parë në hotelin “GREY” në Kopaonik, që është pronë e Milan Radoiçiqit.
Milan Radoiçiqi, udhëheqësi i agresionit të grupit terrorist të armatosur të Serbisë më 24 shtator të vitit kaluar në fshatin Banjskë, mësohet se po zbaton një fushatë të egër ndaj serbëve që i dalin kundër interesave të tij biznesore, por edhe atyre politike.
Aleksandar Spiriq ka ushtruar detyrën e kryetarit ilegal të Mitrovicës së Veriut nga viti 2020 deri në vitin 2023.
Radiotelevizioni i Kosovës ka tentuar të vejë kontakt me z.Spiriq, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
Sipas Veton Elshanit nga Policia e Kosovës, në këtë institucion nuk është paraqitur ndonjë denoncim nga Spiriqi.
Milan Radoiçiqi, udhëheqësi i agresionit të grupit terrorist, i ka nxjerrë telashe të mëdha edhe politikanit serb, Nikola Sanduloviq.
Politikani opozitar ishte arrestuar dhe rrahur nga BIA serbe më 3 janar të këtij viti.
Në një intervistë të mëhershme, Sanduloviq tha se Radojiçiq ishte i pranishëm gjatë rrahjes së tij.
“Nëse e shtoj që i kam njohur fytyrat, të cilët janë shumë të njohur për ju. Ekziston mundësi e madhe që njërin prej tyre e kam njohur dhe mund ta them se ka qenë Milan Radoiçiq, ndërsa personi tjetër, i cili për katër orë ka qëndruar mbi mua, më është futur në fytyrë, më ka grushtuar pas koke dhe m`i ka shkelur duart me këmbë, sepse e shikonim njëri-tjetrin në sy në një largësi prej 20 deri 30 centimetra, dhe ata sy i kam mbajtur në mend dhe me siguri të madhe mund të them që ai ka qenë Zvonko Veselinoviq”, ka deklaruar Sanduloviq për RTK.
Milan Radoiçiq kishte pranuar se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit 2023 dhe se i ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike për ngjarjet e asaj dite, ku nga terroristët serbë, në kryerje të detyrës ka rënë polici, Afrim Bunjaku.
Milan Radoiçiq dhe të dyshuarit që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, së fundi janë shpallur në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të INTERPOL-it.
Pas sulmit terrorist në Banjskë Radoiçiqi është futur edhe në listën e të kërkuarve nga INTERPOL, kurse kohë më parë, SHBA dhe Britania e Madhe e kishin vendosur në listën e zezë.
Edhe pse kanë kaluar disa muaj prej kur ka ndodhur sulmi terrorist në Banjskë, autoritetet në Serbi ende nuk kanë bërë progres në hetimin e kësaj ngjarjeje.
Edhe senatorja amerikane, demokratja Jeanne Shaheen, ditë më parë nga Konferenca e Munihut, tha se Milan Radoiçiq duhet të arrestohet dhe të përballet me drejtësinë lidhur me ngjarjet e shtatorit të Banjskë të Zveçanit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite