LAJMI I FUNDIT:

Reagimet e NATO-s, Gjermanisë, Britanisë,… – pas deklaratës së Macron për “mundësinë e vendosjes së trupave në Ukrainë”

Reagimet e NATO-s, Gjermanisë, Britanisë,… – pas deklaratës së Macron për “mundësinë e vendosjes së trupave në Ukrainë”

Pas një takimi të liderëve evropianë në Paris të hënën, presidenti francez Emmanuel Macron tha se dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë “nuk mund të përjashtohet”.

Dhe komentet e tij kanë marrë një përgjigje të shpejtë nga udhëheqës të ndryshëm, me një mesazh të qartë: kjo nuk do të ndodhë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Një reagim ka ardhur edhe nga Rusia, ku zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të martën se konflikti me Rusinë do të ishte i pashmangshëm nëse vendet perëndimore dërgonin trupa në Ukrainë.


E thotë Macron: Mund të ketë dërgim të trupave perëndimore në Ukrainë
Lexo po ashtu E thotë Macron: Mund të ketë dërgim të trupave perëndimore në Ukrainë

Por çfarë thonë vendet e tjera perëndimore?

NATO: Një zyrtar i NATO-s i ka thënë CNN se “nuk ka plane” për të vendosur trupa luftarake në terren në Ukrainë. Ata thanë se së bashku me aleatët e tyre ata tashmë po ofrojnë “mbështetje të paprecedentë ushtarake” për vendin dhe do të vazhdojnë të mbështesin kombin evropian siç ka bërë deri tani.

Gjermania: Kancelari gjerman Olaf Scholz theksoi se kombet ranë dakord në takim se “nuk do të ketë trupa tokësore, nuk do të ketë ushtarë në tokën ukrainase të dërguar atje nga vendet evropiane ose shtetet e NATO-s”.

Sllovakia: Kryeministri sllovak Robert Fico paralajmëroi të hënën se propozimet e shteteve perëndimore për të dërguar trupa në Ukrainë do të çonin në një “përshkallëzim të ndjeshëm të tensioneve”. Fico tha se qeveria e tij “kurrë nuk do të pranojë të dërgojë trupa sllovake në luftën në Ukrainë”.

Reagon Kremlini pas lajmit se mund të ketë dërgim të trupave perëndimore në Ukrainë
Lexo po ashtu Reagon Kremlini pas lajmit se mund të ketë dërgim të trupave perëndimore në Ukrainë

Polonia: Kryeministri Donald Tusk bëri të ditur se vendi “nuk po konsideronte dërgimin e ushtarëve tanë në Ukrainë”, por shtoi se duhet të ndihmojë Ukrainën të mbrohet kundër pushtimit rus, sipas Agjencisë Polake të Shtypit (PAP).

Hungaria: Ministri i Jashtëm, Péter Szijjártó, njoftoi se Hungaria nuk ishte e përgatitur të dërgonte as armë dhe as ushtarë në Ukrainë. “Lufta duhet të përfundojë, jo të thellohet dhe zgjerohet”, tha ai në një postim në Facebook.

Mbretëria e Bashkuar: Britania nuk ka plane për një dislokim trupash në Ukrainë, tha të martën një zëdhënës i kryeministrit Rishi Sunak, sipas Reuters. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori