LAJMI I FUNDIT:

Vrasje e Pëllumb Metës nga fëmijët në Durrës, flet vëllai i viktimës

Vrasje e Pëllumb Metës nga fëmijët në Durrës, flet vëllai i viktimës

Vëllai i Pëllumb Metës, 50-vjeçarit i cili dyshohet se u vra dhe u gropos nga fëmijët e tij, ka dhënë në intervistë ekskluzive për Euronews Albania.

Në fjalën e tij vëllai ngriti dyshime të forta mbi bashkëshorten e të vëllait, Blerina Metën, si personin që mund të ketë organizuar vrasjen.


Ai tha se kontaktet me familjen e vëllait ishin të pakta, pasi bashkëshortja i kishte izoluar fëmijët.

“Ajo ka qenë shumë e izoluar, familja e vëllait nuk ka dashur të ketë hyrje dalje me ne për shkak të Blerina Metës. Ajo na shmangu të gjithëve dhe nuk di çfarë të them. Unë dyshoj vetëm tek ajo, nuk ka mundësi të bëhet familjarisht pa ditur gjë nëna. Pse ka punuar ai, për kë ishte duke punuar? Ka rrit ata kriminela? Mua s’më ka thënë asnjë gjë vëllai për problemet me djalin, por e kam pyetur vetë. Djali ishte jashtë atë kohë, në Itali, më pas te motra në Holandë, dhe më tha kur nuk punon në Shqipëri s’besoj të punojë në Evropë, po të dalë të shoh si është jeta aty”, tha ai.

Lihen në burg tre fëmijët që vranë dhe groposën babanë, ndryshohet përsëri dëshmia para Gjykatës së Durrësit
Lexo po ashtu Lihen në burg tre fëmijët që vranë dhe groposën babanë, ndryshohet përsëri dëshmia para Gjykatës së Durrësit

Vëllai zbuloi dhe një rast kur bashkëshortja e vëllait ishte larguar nga banesa. Madje ai ngriti dyshimi se ajo mund të ketë vrarë dhe nënën e tyre.

“Më erdhi vëllai te shtëpia, se dija që kishte bërë llafe me gruan. Më tha ‘a ka ardhur Blerina këtu’, pyeta gruan dhe më tha jo. Më tha vëllai që i kishte ikur nga shtëpia. “Ç’a do bësh”, i thashë. Më tha do ta gjej. Përveç shtëpisë së vetë s’ka ku të shkoj i thashë. Kam pasur dhe nënë gjallë atëherë, atë muaj ka vdekur. Unë jam me 1 milion përqind që ajo e ka bërë.Më ka ikur nëna mua tak-tak. Unë i thashë mos shko ta marrësh gruan aty, se me qenë familje e mirë nuk e mban në shtëpi. Një familje e mirë e kthen në shtëpi dhe e sqaron çfarë ka ndodhur. Më kërkoi nëna që të merrja dhe gruan dhe të shkoja te familja e prindërve të saj. Shkova aty dhe Blerina u kthye”, tha ai.

Vëllai nënvizoi se pëllumb Meta nuk mbante armë, ndaj tha se duhen pyetur ata që organizuan vrasjen se ku e gjetën armën e krimit.

“Nuk e di nëse nipi ishte përdorues i lëndëve narkotike. Unë nuk kisha dijeni që vëllai ka pasur armë në shtëpi, ta thonë ata ku e gjetën”.