LAJMI I FUNDIT:

“Falë Zotit shpëtova”, burri i Shkurte Fejzës flet pas aksidentit në Prizren

“Falë Zotit shpëtova”, burri i Shkurte Fejzës flet pas aksidentit në Prizren

Hajrush Behluli, burri i këngëtares, Shkurte Fejza, ka reaguar pas aksidentit, në të cilën u godit nga një veturë të premten në Prizren.

Në një shkrim në llogarinë zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e tij është e mirë.


Behluli tha se gruaja dhe fëmijët kishin përjetuar skena të dhimbshme, pas aksidentit.

“ Të dashur miq, para tri dite siç jeni informuar pata një goditje nga një veturë tek kaloja në rrugë dhe falë Zotit shpëtova pa pasoja të rënda. Sot kam dal nga spitali dhe jam kthyer në shtëpi pranë familjes”.

Ai ka falendëruar të gjithë ata që janë përkujdesur për gjendjen e tij.

“Po ndjehem mirë kur po i shoh gruan time dhe fëmijët të lumtur sepse kanë parë dhe përjetuar skena të dhimbshme dhe gati të pa shpresa sidomos orët e para derisa më është kthyer vetëdija”.

“E mendoj sa vlerë të madhe ka të jesh mes njerëzve tu e të mos lodhesh për asgjë veç shëndetit. Ju faleminderit për kujdesin, thirrjet, vizitat dhe gjithçka që keni bërë në përkrahjen time dhe të familjes. Uroj që mos t’a përjetoj askush të keqen”.

Aksidenti i burrit të këngëtares Shkurte Fejza, çka ndodhi me shoferin?- Flet avokati
Lexo po ashtu Aksidenti i burrit të këngëtares Shkurte Fejza, çka ndodhi me shoferin?- Flet avokati

“Zoti ju ruajtë e ju bekoftë kudo që jeni”, shkroi Behluli.

Ndërsa, Gent Gjini, avokat i shoferit i cili ka goditur Behlulin ka folur për rastin se shoferi është lënë i lirë.

Ai ka thënë se kjo lëndë cilësohet si aksident trafiku, duke shtuar se shoferi i ka treguar ndihmë familjes vazhdimisht.

“Po ai është lënë i lirë sepse varësisht në këto lloje të rasteve kur nuk ka dashje motive të ndryshme po ka qenë një aksident trafiku dhe në këto raste persona lëshohen në procedurë të rregullt”, ka thënë ai.

Sipas avokatit Gjini, shoferi nuk është praktikues i fesë islame dhe se sipas tij rasti nuk ka lidhje me deklaratat e Behlulit ndaj Shefqet Krasniqit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Jehona Hulaj
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori