LAJMI I FUNDIT:

Lushtaku viziton Musliun në spital: Ganja është sinonim i gruas së fortë e cila nuk dorëzohet asnjëherë

Lushtaku viziton Musliun në spital: Ganja është sinonim i gruas së fortë e cila nuk dorëzohet asnjëherë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjike në zemër.

Kështu ka bërë të ditur zyrtari i PDK-së, Sami Lushtaku, i cili edhe ka publikuar një fotografi së bashku me deputeten, transmeton Telegrafi.

“Shumë i lumtur që Ganja e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjike në zemër. Ganja është sinonim i gruas së fortë e cila nuk dorëzohet asnjëherë. Shërim sa më të shpejtë”, shkruan ai sipër fotografisë.


Probleme me zemër, deputetja Musliu falënderon mjekët në Kosovë: Për fat të keq ndërhyrjen kirurgjike duhet ta bëjë jashtë vendit
Lexo po ashtu Probleme me zemër, deputetja Musliu falënderon mjekët në Kosovë: Për fat të keq ndërhyrjen kirurgjike duhet ta bëjë jashtë vendit

Deputetja Musliu para pak ditësh ka njoftuar se ndërhyrjen kirurgjike do ta bëjë në Gjermani.

“Tani, me rekomandim të mjekëve kosovarë, më duhet t’i nënshtrohem një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila (për fat të keq) do të kryhet jashtë vendit, pasi që mjekëve në Kosovë, përkundër kompetencës së shkëlqyer profesionale, ende nuk u janë krijuar kushtet që ata i meritojnë. Sistemit shëndetësor të Kosovës realisht i mungojnë shumë gjëra përveç mjekëve, kështu që shpresoj që kjo gjendje të përmirësohet dhe askush të mos detyrohet t’i nënshtrohet procedurave të shërimit jashtë vendit”, ka shkruar deputetja./Telegrafi/