LAJMI I FUNDIT:

Burri ndan fotot e “iPhone 15 të rremë” që pranoi nga Amazon – reagon kompania

Burri ndan fotot e “iPhone 15 të rremë” që pranoi nga Amazon – reagon kompania

Një përdorues i njohur në X me mbi 1.5 milionë ndjekës ka ndarë një incident shqetësues për blerjen e tij të fundit në Amazon.

‘Gabbbar Singh’ pretendon se ka pranuar një “iPhone 15 të rremë” nga dyqani elektronik.

Ai ka ndarë fotot e produktit ku shfaqej mesazhi shqetësues: “Fatkeqësisht, Photos nuk punon”.


Në postimin e tij ai ka shprehur zhgënjimin për incidentin dhe ka pyetur ndjekësit nëse janë përballur me ndonjë problem të ngjashëm, veprim ky i cili u pasua me një përgjigje nga Amazon.

“Na vjen keq që keni marrë një produkt të pasaktë. Ju lutem plotësoni të dhënat tuaja, ne do t’iu kthehemi me një përditësim brenda 6-12 orësh”, shkroi Amazon Help.

Postimi ka grumbulluar shumë komente nga përdoruesit e rrjeteve sociale të cilët kanë ndarë përvoja të ngjashme. /Telegrafi/