LAJMI I FUNDIT:

Një shtetase e huaj gjendet e vdekur në magjistralen Ferizaj – Prishtinë

Një shtetase e huaj gjendet e vdekur në magjistralen Ferizaj – Prishtinë

Një grua është gjetur e vdekur në magjistralen Ferizaj – Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se viktima është identifikuar si shtetase e huaj.


Ai tha se trupi i pajetë është vërejtur rreth orës 20:00 nga një patrullë policore e autostradës në shiritin emergjent të autostradës “Arbër Xhaferi” në kilometrin e 24-të.

Menjëherë pas njoftimit, emergjenca dhe njësitë relevante ndërhyrëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

“Mjeku kujdestar ka konfirmuar në vendngjarje se personi femër është pa shenja jete”, shpjegoi Krasniqi për ngjarjen tragjjike.

Policia dhe prokuroria janë duke punuar në mbledhjen e informacioneve dhe provave për të përcaktuar rrethanat e vdekjes së gruas.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të zbulohet shkaku i vdekjes./Telegrafi/