Vdekja e politikanit opozitar rus, Alexei Navalnyt në një burg të largët të Arktikut ka dominuar titujt kryesor të lajmeve dhe ka vënë në qendër të vëmendjes brutalitetin e sistemit penal të Rusisë.
Departamenti amerikan i Shtetit në raportin për Praktikat e të Drejtave të Njeriut të vitit 2022 i përshkroi kushtet në burgjet e Rusisë si “të ashpra dhe kërcënuese për jetën”, duke vënë në dukje se të burgosurit abuzohen sistematikisht nga rojet e burgut dhe të burgosurit politikë përgjithësisht “vendosen në kushte të vështira dhe i nënshtrohen trajtimeve ndëshkuese”.
Navalny – edhe pse ndoshta më i famshmi – nuk është aktivisti i parë që ka vdekur ndërsa mbahej në këtë sistem, i cili shpesh është krahasuar me paraardhësin famëkeq, sistemin sovjetik të kampeve.
The Moscow Times ka përmbledhur historitë e pesë të burgosurve të profilit të lartë që vdiqën në burgjet ruse.
Sergei Magnitsky
Avokati Sergei Magnitsky vdiq në burgun famëkeq Matrosskaya Tishina (Heshtja e Detarit) të Moskës në nëntor të vitit 2009.
Magnitsky u burgos pasi ekspozoi një skemë korrupsioni prej shumë miliarda rubla të zhvilluar nga një grup oficerësh të lartë të Ministrisë së Brendshme, të cilët me mashtrime ia morën disa kompani të klientit të avokatit, firmës së investimeve me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, “Hermitage Capital Management”.
Dmitry Kolker
Shkencëtari i imazheve spektrale, Dmitry Kolker u arrestua nën dyshimin për tradhti më 30 qershor të vitit 2022, në një spital në qytetin siberian të Novosibirsk, ku ai po trajtohej për kancerin pankreatik të Fazës 4.
Kolker u transportua direkt nga spitali në burgun famëkeq Lefortovo të Moskës. Shkencëtari vdiq në paraburgim dy ditë më vonë në moshën 54-vjeçare.
Dzhemil Gafarov
Aktivisti tatar i Krimesë, Dzhemil Gafarov, 60 vjeç, vdiq në një qendër paraburgimi në qytetin jugor të Rusisë, Novocherkassk, më 10 shkurt të vitit 2023.
Gafarov ishte një nga 25 aktivistët e arrestuar nga forcat ruse të ligjit në mars të vitit 2019 në atë që mbrojtësit e të drejtave të njeriut e konsideruan si një nga valët më të mëdha të represioneve kundër tatarëve të Krimesë që nga aneksimi i gadishullit prej Rusisë në 2014.
Anatoli Berezikov
Anatoli Berezikov, një DJ 40-vjeçar dhe ish-vullnetar në selinë e rajonit të Rostovit të Alexei Navalnyt, vdiq në një qendër paraburgimi në qytetin jugor të Rostov-on-Don më 14 qershor 2023.
Berezikov u arrestua për herë të parë më 11 maj 2023, me akuzën e mosbindjes ndaj policisë dhe u dënua me 10 ditë paraburgim. Pas lirimit nga qendra e paraburgimit më 21 maj, ai u arrestua sërish për dyshimin se “ngacmonte këmbësorët dhe i rezistoi policisë”.
Rifat Dautov
Rifat Dautov, 37 vjeç, vdiq më 25 janar pak pasi u arrestua nga forcat e sigurisë në vendlindjen e tij në Bashkortostan për pjesëmarrjen e supozuar në demonstratat masive të muajit të kaluar në mbështetje të aktivistit të burgosur Bashkir Fayil Alsynov.
Motra e Dautov, Zaliya Akhmadieva u tha gazetarëve se policia arrestoi vëllain e saj në fshatin Novye Chebenki në Bashkortostanin jugperëndimor. Të nesërmen, prindërit e tij u kontaktuan nga një mjek për të identifikuar trupin e pajetë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Shtyhet pa afat vendimi për dënimin e presidentit të zgjedhur Trump për çështjen e ngritur ndaj tij në Nju Jork
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje