Sezoni pranveror ka nisur në Albi Mall Superligën e Kosovës, por Qëndrim Zyba vazhdon të mbetet në krye të listës së futbollistëve me përqindjen më të lartë të pasimeve të sakta për ndeshje.
Mesfushori suharekas është transferuar te Legia Varashavë, megjithatë sa ishte pjesë e Ballkanit ishte fantastik.
SofaScore ka publikuar edhe listën e futbollistëve me pasimet më ta sakta në ndeshje në elitën e futbollit kosovar.
23-vjeçari mbetet futbollisti me përqindjen më të lartë të pasimeve të sakta këtë edicion prej 61 pasime për ndeshje, apo një saktësi për 90 për qind.
Në vendin e dytë është një tjetër futbollist i Ballkanit dhe ai është qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova me 57,3 (88%) pasimeve të sakta për ndeshje.
Edhe pozita e tretë i takon një futbollisti të kampionit në fuqi. Qendërmbrojtësi i talentuar, Gentrit Halili ka 55,9 (90%) pasimeve të sakta për ndeshje, duke u bë shumë i rëndësishëm te skuadra e Ilir Dajës në vitin e tij të parë.
Pozita e katërt i takon Rron Brojës, me kapitenin e Dritës që ka 54,3 (88%) të pasimeve të sakta për ndeshje.
Ndërkohë ish-qendërmbrojtësi i Dritës, Hajdin Salihu mbetet në pozitën e pestë me 50,2 (91%) pasimeve të sakta për ndeshje.
Top 10-shja mbyllet me lojtarët si Bajram Jashanica 48/91% (Ballkani), Granit Jashari 44.7/86% (Llapi), Muhamed Useini 43.8/92% (Prishtina), Leonat Vitija 42.5/92% (Drita) dhe Leotrim Bekteshi 42.4/97% (Llapi). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Anglia publikon listën preliminare për Euro 2024 – Southgate fton 33 futbollistë, lë jashtë shumë ‘senatorë’
Reagimi i Real Madridit pas pensionimit të befasishëm të Kroosit
Portugalia publikon listën me 26 lojtarë të ftuar, Roberto Martinez iu beson veteranëve
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251