LAJMI I FUNDIT:

Kylian Mbappe është ‘i gatshëm të bashkohet’ me Arsenalin falë një lojtari

Kylian Mbappe është ‘i gatshëm të bashkohet’ me Arsenalin falë një lojtari

Superylli i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe thuhet se është i gatshëm të bashkohet me Arsenalin për shkak të një lojtari.

Gjatë sezoneve të fundit, Mbappe është lidhur shumë me një largim nga klubi i Parc des Princes.


Megjithatë, largimi i tij duket i pashmangshëm këtë verë, pasi sulmuesi francez ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës.

Sidoqoftë, francezi bëri një kthesë të minutës së fundit në vitin 2022 për të refuzuar një lëvizje te gjiganti i La Ligës, Real Madrid dhe përfundoi duke nënshkruar një marrëveshje të re me PSG-në.

Dy faktorët kyç që po ndalojnë marrëveshjen e Mbappes me Real Madridin
Lexo po ashtu Dy faktorët kyç që po ndalojnë marrëveshjen e Mbappes me Real Madridin

Muajin e kaluar, u raportua se Liverpooli është bërë kandidati më i besueshëm dhe më i rrezikshëm për PSG-në për të ardhmen e Mbappes.

Megjithatë, që atëherë është raportuar gjerësisht se Mbappe ka gjasa të transferohet në Spanjë në fund të sezonit 23/24.

Sipas mediumit The Independent, Mbappe do t’i bashkohej me dëshirë Arsenalit.

Kjo është për shkak të ish-legjendës së Topçinjve dhe Francës, Thierry Henry, i cili është një nga lojtarët më të mirë të historisë së klubit nga Emirates.

Lojtari thuhet se ka një entuziazëm për të ndjekur gjurmët e Henryt, por Real Madridi mbetet favorit për transferimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Zbulohen detajet e pagës së majme që do të marrë Mbappe tek Real Madridi

Zbulohen detajet e pagës së majme që do të marrë Mbappe tek Real Madridi

La Liga
Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Ligue 1
Derisa disa e vërshëllyen, një pjesë tjetër e tifozëve të PSG-së shfaqën befasinë për Mbappen

Derisa disa e vërshëllyen, një pjesë tjetër e tifozëve të PSG-së shfaqën befasinë për Mbappen

Ligue 1
Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Ligue 1
Ten Hag reagon ashpër pas gabimit brutal të Casemiros

Ten Hag reagon ashpër pas gabimit brutal të Casemiros

Premier League
Kalo në kategori