Nga: Kastriot Dervishi
Këto janë vendimet e kongresit të Lushnjës, 21-31 janar 1920, botuar në librin e qarkoreve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të atij viti. Siç shihet, as ka qenë në rend të ditës çështja e kryeqytetit. Këshilli i Naltë u zgjodh me propozim të Iliaz Vrionit dhe Këshilli i Ministrave me propozim të Bektash Cakranit.
Një kopje (e shkruar me dorë, jo fotokopje), e procesverbalit gjendet edhe në fondin personal të Sotir Pecit në AQSh [Arkivi Qëndror i Shtetit]. Procesverbali origjinal i kongresit na mungon.
***
Këto janë vendimet e kongresit të Lushnjës:
1) Rrezimi me zâna të plota pa kundrështim fare, i Qeveris së perkohëshme të Durrësit.
2) Zgjedhja e dërgatës Shqiptare pranë Konferensës së Paqës në Paris, Imzot Bumçi, Mehmed Konitza dhe Z. M. Turtulli.
3) Zgjedhja e Këshilles së Naltë për të përfaqsuar mbëvetësinë e Shtetit Shqiptar deri sa të vinte Mbreti në Thronë të Shqipëris.
Shkelqesija e Tij Aqif Pasha Elbasani, Z. Abdi Bej Toptani, Imzot Bumçi, Doktor Turtulli.
Imzoti dhe Z. Turtulli u lanë me leje te Kongresit të ndodhen në Dërgatën Shqiptare në Paris.
4) Zgjedhja e Kabinetit të Përkohshëm nën Kryesinë e Sulejman Bej Drivinës me zëvendës Z. Eshref Bej Frashërin deri sa të kthehet prej Parisi Z. Sulejman Beu.
Ministri i Punve të Mbrendshme Z. Ahmed Bej Mati. Minisitri i Punve të Jashtme Z. Mehmed Bej Konitza. Ministri i Financave Z. Ndoc Çoba me zëvendes Z. Idhomen Kosturi, Ministri i Drejtësisë Z. Hoxha Kadri me zëvendës Z. Hyssein Bej Vrioni. Ministri i Arsimit Z. Sotir Peci.
5) Formimi i dy Drejtorive të përgjithshme, i Punve Botore Z. Eshref Bej Frasheri, Postave dhe Telegrafave Z. Idhomen Kosturi.
6) Formimi i nji Këshille Kombëtare prej 37 Këshillonjësëve me Kompetensë Parlamentare. Mas vendimit të Kshillës Ministrore të Kabinetit do të mbajnë zyrat e tyne e detyrat gjith nëpunësit e do të vijojnë në punët me ndërgjegje dhe me të gjallë mbas ligjavet të Shtetit Shqiptar, tuke kryer plotësisht detyrat e tyne për Atdhen.
Të lajmëroni Popullin sa ma shpejt e të çoni kopje e shpalljes nëpër katundaritë.
Ministrija e Punve të Mbrendshme (sic.) /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aty ku ka britma, nuk ka njohuri të vërteta

Skena famëkeqe e “Tangos së fundit në Paris” që shkatërroi jetën e aktores kryesore
Tahsin Jonuzi si histori e vyer e arkeologjisë shqiptare …

Stratiotët shqiptarë, mercenarët e frikshëm të Evropës

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Jeta në komunizmin shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Kryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali: çfarë e shkaktoi dhe a pati ndonjë sulm kibernetik?

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Aeroplani luftarak amerikan F-18 bie nga aeroplanmbajtësja dhe përfundon në Detin e Kuq, marina humb fluturaken 70 milionë dollarëshe