Java që lamë pas filloi me propagandën e Radivoje Mladenoviq nga Instituti për Gjuhën Serbe “SANU”, i cili deklaroi rrejshëm që Kosova po tenton “të ndërrojë identitetin e komunitetit goran”.
I heshtur nuk qëndroi as Informer-i serb, i cili edhe kësaj radhe ishte në shërbim të dezinformatave ruse, këtë radhë duke pretenduar rrejshëm se gjoja “Ukraina ndohdet në prag të luftës civile.” Këtë shkrim, Informer-i serb e mori në gazetën “Asia Times”, e të cilit ia ndërruan titullin.
Në anën tjetër, kryeministrja serbe, Ana Brnabiq shkoi aq larg sa nuk la pa dezinformuar as lidhur me Rezolutën e Parlamentit Evropian për zgjedhjet në Serbi.
Brnabiq me dezinformatë për Kosovën tentoi të bishtnojë duke u munduar t’i jap kahje tjetër Rezulutës që i dënoi parregullsitë e manipulimeve me vota në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.
“Rezoluta e PE vazhdon presionin ndaj Serbisë, nuk ka të bëjë fare me zgjedhjet. Rezoluta është një formë presioni dhe një formë ndëshkimi për dy gjëra themelore, e para është se, siç thonë ata, po cenojmë kushtetutshmërinë e të ashtuquajturës Kosova dhe për çfarë ankohet Parlamenti Evropian dhe pse Aleksandar Vuçiq insistoi dhe vendosi që Serbia të votojë kundër të ashtuquajturit anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, gjë që u kritikua edhe në rezolutën e Parlamentit Evropian në tetor 2023”, pretendonte ajo në një intervistë për TV Pink.
“Shok në Evropë, NATO po ndahet?! Rusia bëri një njoftim urgjent, një lajm i papritur tronditi kontinentin”, ishte artikulli i radhës me përmbajtje dezinformative për Aleancën Veriatlantike të NATO-s i publikuar të hënën në gazetën serbe “Informer”, deklaratë e cila u dha nga zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov.
Propaganda ruso-serbe e shfrytëzoi edhe rregulloren e re të BQK-së, e cila njeh si valutë të vetme euron.
Ishte ambasadori rus në Serbi, Borcan Harchenko, i cili vazhdoi narrativen ruse në një intervistë të dhënë për “Sputnik Srbija”, ku propagandoi për ndalimin e dinarit serb në Kosovë duke e lidhur me “spastrimin etnik” të serbëve.
“Po ndalojnë dinarin për të dëbuar popullin serb. Ne shohim se kujtesa e serbëve po fshihet deri në çështjet financiare. Situata është jashtëzakonisht e dhimbshme. Janë marrë masa për dëbimin e popullit serb dhe vendosjen e shqiptarëve. Ndalimi i dinarit është një nga masat më të këqija në lidhje me sistemin financiar në pjesën veriore të Kosovës. Kjo është edhe ndihma e Beogradit, pa të cilën serbët atje poshtë nuk mund të jetojnë. Nëse flasim për monedhën që ka të drejtë të jetë atje, pjesa veriore e Kosovës është e Serbisë, se prandaj dinari serb ka të drejtë të ekzistojë”, ka thënë ai.
Java që lamë pas u mbyll me propagandën e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili kulmin kur tha se gjoja “Ukraina e nisi luftën”. Ai propagandoi në intervistën me gazetarin amerikan, Tucker Carlson, ku pretendoi se gjoja “Lufta nuk filloi nga Rusia, por nga Ukraina në vitin 2014 dhe Kremlini po përpiqet t’i japë fund luftës që nga 24 shkurti 2022. [Autoritetet ukrainase] nisën një luftë në Donbass në vitin 2014. E gjithë kjo në sfondin e hapjes së dyerve të NATO-s në Ukrainë, raporton TheGeopost.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025