Kryeministri Albin Kurti pas mbërritjes në Prishtinë, tërthorazi e konfirmoi se ndaj tij ka plane për atentat. Ai tha se këto kërcënime, rrënjët i kanë në Beogradin zyrtar. Ndërkohë, njohës të çështjeve të sigurisë konfirmojnë një kërcënim të tillë, duke shtuar se në shënjestër ishte edhe një opozitar serb, në mënyrë që vëmendja të shpërndahej.
Planin e atentatit të publikuar nga RTK-ja, e konfirmon edhe njohësi i çështjeve të sigurisë në Kosovë, Nuredin Ibishi. Ai thotë se organizimi i tentim vrasjes së Kurtit është bërë nga shërbimi sekret serb në bashkëpunim me shërbimet ruse.
“Ishte një organizim serioz nga BIA serbe në bashkëpunim me Rusinë dhe disa ekstremistë në Maqedoni që të bëhet grushtet pasi që kryeministri Kurti morri pjesë në takim të partive Socialiste dhe ka pasur tentativa të vrasjes së një lideri opozitar të Serbisë që të bëhet një sistem jo i fokusuar vetëm në kryeministrin”, tha Ibishi.
Sipas tij, duhet pasur shumë kujdes pasi shërbimet serbe dhe ruse duket që janë vënë në funksion. Ai e quajti përpjekjen më serioze të këtyre shërbime, eliminimin e liderëve politikë të Kosovës.
Gjatë ditës, Policia e Kosovës nuk pranoi të deklarohet në lidhje me këtë çështje.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut deklaroi se gjatë vizitës së kryeministrit Kurti në Shkup, nuk ka pasur tentim për vrasjen e tij. Në njoftim thuhet se organet e sigurisë, kanë ndërmarrë masat sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të nevojshme.
Megjithatë gjatë ditës, kjo ministri njoftoi opinionin për bllokim të disa rrugëve në Shkup, duke e cilësuar si regjim të posaçëm trafiku, në qendër dhe më gjerë në rajonin e Shkupit.
E pasi u kthye nga Maqedonia, kreu i ekzekutivit kosovar konfirmoi kërcënimet për atentat ndaj tij. Ai deklaroi se ka shumë kërcënime nga strukturat e Serbisë.
“Unë kam mësuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Mirëpo unë porsa erdha nga Shkupi këtu, nuk jam ndjerë i rrezikuar, veçse kam parë që kishte shumë forca policore të cilët u kujdesen për këtë mbledhjen që e mbajtëm në Shkup me këto partitë socialdemokrate”, u shpreh Kurti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Eurodeputeti holandez, Reuten: Kosova e meriton të bëhet anëtare KiE-së
Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet
Gjenerali amerikan, Garffer merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër