LAJMI I FUNDIT:

Santiana thyen heshtjen për raportin me Albën: E kam parë që nuk më ka përkrahur në asnjë moment, u ndjeva shumë keq

Santiana thyen heshtjen për raportin me Albën: E kam parë që nuk më ka përkrahur në asnjë moment, u ndjeva shumë keq

Santiana Maloku, e njohur për pjesëmarrjen e saj në edicionin e parë të “Big Brother Vip Kosova”, ka rrëfyer publikisht për herë të parë për shkëputjen e miqësisë me ish-shoqen e saj të shtëpisë, Albën.

Pas daljes nga loja, Santiana shprehet të jetë përballur me mungesë të mbështetjes dhe mirëkuptimit nga ana e Albës, duke e lënë të ndjerë e zhgënjyer dhe të habitur.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi për “Artistët Shqiptarë”, bukuroshja ka treguar se, edhe pse ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Albës brenda shtëpisë, duke u angazhuar në debate të shumta në mbrojtje të saj, nuk ka marrë të njëjtën përkrahje pas daljes nga loja.


Pas ofendimeve në TikTok, Santiana ka përgjigjje për Edona James
Lexo po ashtu Pas ofendimeve në TikTok, Santiana ka përgjigjje për Edona James

Santiana ka ndjerë një ftohje të papritur të marrëdhënieve, pa marrë një shpjegim të drejtpërdrejtë nga Alba për ndryshimin e sjelljes.

“Është e vërtetë që kam qëndruar shumë me Albën në BBVK dhe e kam dashur shumë si vajzë, e kam përkrahur dhe shumicën e debateve e kam bërë për të. Kur dola jashtë e kam parë që nuk më ka përkrahur në asnjë moment. U ndjeva shumë keq.” – rrëfen Santiana.

Foto: Screenshot/YouTube

Më tej, ajo thekson se ka hequr dorë nga miqësia duke shkuar deri në veprime si fshirja nga rrjetet sociale, një hap i cili për shumë të rinj shënon një pikë kthese në marrëdhënie.

“Të nesërmen ja kam hequr ‘follow’, se nuk mund një njeri të zhduket kur unë jam shumë keq dhe kur jam mirë të më përkrahë.” – thotë Santiana. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA

“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA

Magazina
Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori