Policia e Kosovës ka bërë sot të ditur se është identifikuar e dyshuara në Prizren për shpërdorim të pasurisë së huaj, të cilës ditë më parë i ishte publikuar fotografia me qëllim të identifikimit.
Fotografia e të dyshuarës ishte publikuar më 5 shkurt.
“Dje Policia ka shpërndarë në media kërkesën për identifikimin e një të dyshuare për veprën penale ‘Shpërdorim i pasurisë së huaj’. Menjëherë pas publikimit të informatës, falë bashkëpunimit me qytetarë e dyshuara është identifikuar dhe më nuk është në kërkim”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndryshe, të hënën Policia kishte publikuar një fotografi të një gruaje e cila dyshohet për shpërdorim të pasurisë së huaj.
“Sektori i Hetimeve të Stacionit të Policisë në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën ‘Shpërdorim i pasurisë së huaj’, konkretisht më datë 28.01.2024 rreth orës 20:55 derisa një person ka qenë duke dal nga automjeti në rrugën ‘Sheh Emin’ në Prizren, atij i kishte rënë kuleta në tokë.
Pas raportimit, në kamera sigurisë nga policia është vërejtur se një grua merr kuletën e tij dhe largohet në drejtim të panjohur”, thuhej në njoftimin e së hënës.
Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, Policia kishte marr autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohej bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251