Fillimi i punës për restaurimin e Piramidës së Mikerins në Giza ka nxitur kritika nga ekspertët dhe ka nxitur tallje në rrjetet sociale, por përkundrazi, kreu i Këshillit të Lartë të Egjiptit për Antikitetet, Musfat Vaziri, e quan restaurimin “projekt të shekulli”.
Në një video të postuar në Facebook, Vaziri tregonte punëtorët duke vendosur blloqe graniti në bazën e Piramidës së Mikerins, pranë Keopsit dhe Kephrenit, një nga tre piramidat e famshme në Giza, transmeton Telegrafi.
Fillimisht ishte e mbuluar me granit, por me kalimin e kohës humbi një pjesë të mbulesës.
Duke rindërtuar shtresën e granitit, ai dëshiron ta kthejë atë në pamjen e saj origjinale. Puna pritet të zgjasë tre vjet dhe do të jetë “dhurata e Egjiptit për botën në shekullin 21”, tha Vaziri, i cili kryeson misionin egjiptio-japonez në krye të projektit.
Megjithatë ky restaurim u prit edhe me tallje nga disa përdorues në rrjetet sociale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251