Banka Qendrore e Kosovës (BQK) javë më parë ka nxjerr Rregulloren për Operacionet me Paratë e Gatshme, përmes së cilës bëhet e ditur se ndalohet ri qarkullimi i kartëmonedhës 500 euroshe dhe se e valuta e vetme zyrtare në Kosovë është euro.
Për valutat të tjera, BQK-ja ka vendosur të përdoren “vetëm si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta jo euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për aktivitetet të këmbimit valutor”.
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se presidenti serb vazhdon me deklarime se do të hapë banka private këtu në Kosovë, dhe se “ai duhet me ditë se Kosova është sovrane dhe ka pushtet gjithë territorin e Kosovës”.
Sipas tij, “BQK-ja duhet të japë më shumë detaje dhe udhëzime që qytetarët serbë në Kosovë të mos kenë “ndro” për pagat e tyre dhe ndihmat që i marrin nga Serbia, por që kontrollohen nga institucionet financiare vendore”.
Ai ka thënë se nuk mund të ketë një vend, një shtet dy valuta njëkohësisht, e sidomos kur njëra nuk është e kontrolluar.
Ibishi ka thënë se “nuk mundet një shtet të përdorin dy valuta, njëra totalisht jashtë kontrollit, e pakontrolluar në sistemin e Bankave dhe pagesave që bëhen nga qytetarët. Normal, ky tension është ngritur nga Serbia, se po “tregon kujdes” për qytetarët e vet dhe bën deduksion duke paralajmëruar kërcënime”.
“Shqetësimet janë ngritur nga pala serbe. Dhe kjo rregullore duhet të vinte më herët, sepse një shtet nuk mund të ketë dy valuta. Valuta sipas nenit 11 të Kushtetutës është euro.
Është dashtë një fazë konsultative dhe që nga qeveria të ketë një paralajmërim apo përgatitje. Dhe mundësinë e shtyrjes, ashtu siç tha Presidentja ‘se kjo të bëhet me një joanulim, por me shtyrje, sepse merr kohë’ dhe ‘të konsolidohet sistemi i transferit të dinarëve, qoftë në sistemin paralel apo ilegal të arsimit, shëndetësisë, pensionit apo pagave nga Serbia. Nëse kjo do të vazhdonte është edhe sistemi i sigurisë financiare, me këtë sistem të dinarit të vazhdohet dhe ka mundësi të ketë interferim të sistemit të pastrimit të parave e të ndryshme. Këto ndihma që vijnë të pakontrolluara dhe pa mbikëqyrje nga Serbia, kjo duhet të bijë në binarë dhe duke dëgjuar partnerin strategjik SHBA-të me një përshkallëzim të implementimit. Vazhdimi i kësaj krijon pasiguri financiare dhe mundësi abuzimi me këto fonde”, ka thënë Ibishi.
Ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, ka thënë se duhet të ketë një “anulim të vendimit” dhe se “është dashtë të analizohej më mirë dhe të mos ketë nguti që të mos shkaktohet ndonjë krizë”, ashtu siç ka ndodhur vitet e kaluara.
“Nuk ka asnjë qytetar të Kosovës që nuk është pro të heqjes së përdorimit të dinarit si valutë. Me kushtetutë dhe ligj kemi monedhë zyrtare vetëm euron. Por ky vendim që është marrë në këtë situatë, nuk është risi nga BQK-ja, sepse është në ligj dhe kushtetutë. Ndoshta është dashtë të analizohej më mirë dhe të mos ketë nguti në këtë vendim, të riaktualizohej çështja e përdorimit të dinarit në pjesën veriore pa konsultimin me aleatë dhe mos shkakton kriza. Konsideroj, pasi që kemi paralajmërimit e Hovenierit dhe BE-së, kishte me qenë mirë me anulu këtë vendim”, ka theksuar Veseli.
Ai ka shtuar se SHBA-ja reagon vetëm në situata serioze dhe kur mund të “ketë problem”.
“Kur kemi të bëjmë me SHBA-të, nuk mundemi të flasim atyre për sovranitetin e Republikës kur atë e mbrojmë bashkë me ta. E kemi krijuar së bashku. SHBA-të nuk reagojnë secilën situatë, por vetëm kur situatat janë shumë serioze dhe mund të ketë problem. Në bazë të analizave të tyre edhe çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes për territorin e Kosovës. Ngutia, jo mirë e menduar dhe jo mirë e analizuar, nganjëherë po dalim joseriozë dhe jo partner serioz para bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Veseli. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje