LAJMI I FUNDIT:

Pas kritikave të shumta në Uashington, Meta njofton për rritje të të ardhurave të saj

Pas kritikave të shumta në Uashington, Meta njofton për rritje të të ardhurave të saj

Meta e Mark Zuckerberg së fundmi ka gëzuar investitorët me një sërë lajmesh të mira: fitime të cilat u trefishuan nga viti në vit, një rritje të përdoruesve, dhe kosto më të ulët e shitje më të lartë reklamash.

Kompania pronare e Facebook u zotua të mbajë rrjedhjen e parave, duke thënë se gjendet në një pozicion të fortë financiar, dhe ka mundësi të investojë në biznese.

Gjithashtu, edhe aksionet e kompanisë tashmë në nivele rekord, janë rritur më shumë se 12 për qind, shkruan BBC, transmeton Telegrafi.


Që askush të mos dyshojë te këto të ardhura, kompania ka vendosur të ofrojë një divident, vendim ky i cili llogaritet si shenjë pjekurie nga kompania.

Kjo performancë magjepsëse e Meta-s vjen vetëm një ditë pasi është përballur me kritika të ashpra nga senatorët në Uashington, nën akuzat se produktet e saj “po vrasin njerëz”, gjë që e shtyu pronarin Mark Zuckerberg t’u kërkonte falje viktimave të shfrytëzimit seksual.

Ndryshe, shitjet e Amazon janë rritur për 14 për qind nga viti në vit, rritje kjo e cila tejkaloi pritshmëritë e analistave për të ardhurat e saj. Rezultatet dërguan që aksionet e Amazon të rriten për 8 për qind.

Gjithashtu, rritje kanë pësuar edhe shitjet e Apple, megjithatë, aksionet e saj ranë për 3 për qind shkaku i konkurrencës së ashpër të iPhone me prodhimet e kompanive tjera.

Meta ka njoftuar se rreth 3.2 miliardë njerëz ishin aktiv në një nga platformat e saj çdo ditë gjatë muajit dhjetor.

Te këto arritje thuhet se ka ndikuar edhe investimi i kompanisë në Al për përmirësimin e reklamave. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Paga e shefit të Apple u rrit për 18 për qind vitin e kaluar - ja sa miliona dollarë u pagua ai

Paga e shefit të Apple u rrit për 18 për qind vitin e kaluar - ja sa miliona dollarë u pagua ai

Teknologji
Neuralink i Elon Musk sapo i ka bërë njeriut të tretë një implant truri - priten deri në 30 implante të tjera në vitin 2025

Neuralink i Elon Musk sapo i ka bërë njeriut të tretë një implant truri - priten deri në 30 implante të tjera në vitin 2025

Teknologji
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë

Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"

TikTok drejt mbylljes, paralajmëron ndalimin në SHBA nëse nuk anulohet vendimi për shitjen e tij

TikTok drejt mbylljes, paralajmëron ndalimin në SHBA nëse nuk anulohet vendimi për shitjen e tij

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Apple në mes të një padie ligjore për teknologjinë e kamerës së iPhone 15

Apple në mes të një padie ligjore për teknologjinë e kamerës së iPhone 15

Teknologji
Kalo në kategori