LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Bujqësisë liron dy prona publike, merr në pronësi tokat përball AKI-së

Ministria e Bujqësisë liron dy prona publike, merr në pronësi tokat përball AKI-së

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të enjten ka ndërmarrë një aksion për lirimin hapësirave publike në Zonën Industriale që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën.

Për këtë aksion, Ministria e Bujqësisë është asistuar edhe nga Policia e Kosovës.

Telegrafi ka siguruar vendimet e kësaj ministrie për lirimin e dy pronave publike që ndodhen në këtë zonë, e të cilat janë përball Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 0,55 ati nga N.T.SH “Liria FC” dhe një sipërfaqe tjetër prej 22 ari nga pompa e derivateve “Patroni”.


Në vendim thuhet se kontrata për dhënien në shfrytëzim me qira të tokës bujqësore në mes të N.T.SH “Liria FC” dhe Ministrisë së Bujqësisë është lidhur me datë 10.02.2023.

“Në bazë të nenit 2 të kësaj kontrate, kohëzgjatja e kontratës ka qenë në kohë të caktuar për gjashtë muaj dhe atë nga data 01.01.2023 deri më datë 30.06.2023. Pra, N.T.SH. ‘LIRIA FC’ nga data 01.01.2024 është dashur ta lirojë pronën në fjalë nga njerëzit dhe sendit për shkak se i ka skaduar kontrata”.

Për lirimin e kësaj prone thuhet se brenda afatit N.T.SH. “LIRIA FC” është njoftuar katër herë, mirëpo i njëjti nuk ka vepruar konform detyrimeve të tij kontraktuale dhe ligjore duke mos i marrë parasysh njoftimet-paralajmërimet e dhëna përmes këtyre shkresave.

“Duke qenë se N.T.SH. ‘LIRIA FC’. nuk ka vepruar sipas nenit 2, të Kontratës për Dhënien në Shfrytëzim me Qira të Tokës Bujqësore dhe detyrimeve që i ka në bazë të nenit 602, paragrafi 1, të Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve, MBPZHR më datë 09.01.2024 i ka dërguar N.T.SH. “LIRIA FC”. shkresën me numër nr. 68, paralajmërimi i fundit për mos përmbushje të obligimeve kontraktuale dhe paralajmërim për lirim të pronës, mirëpo N.T.SH. “LIRIA FC”. nuk ka vepruar sipas kësaj shkrese”.

“Pra, MBPZHR që katër (4) herë radhazi kërkon prej N.T.SH. ‘LIRIA FC’ që ta liroj pronën vullnetarisht konform nenit 2 të kontratës, mirëpo i njëjti nuk e ka bërë një gjë të tillë. N.T.SH. ‘LIRIA FC’ nuk ka bazë ligjore për ta mbajtur këtë pronë, andaj i njëjti nga data 01.01.2024 e mbanë kundërligjshëm pronën në fjalë”, thuhet mes tjerash në vendim.

Ndërsa sipas vendimit, kontrata për dhënien në shfrytëzim me qira të tokës bujqësore mes ministrisë dhe pompës derivateve “Patroni” është lidhur me datë 01.01.2018.

Në bazë të nenit 2, kohëzgjatja e kontratës ka qenë në kohë të caktuar për pesë (5) vite dhe atë nga data 01.01.2018 deri më datë 31.12.2023.

“Pra, N.T.SH. Patroni nga data 01.01.2024 është dashur ta liroj pronën në fjalë nga njerëzit dhe sendit për shkak se i ka skaduar kontrata. Për lirimin e kësaj prone brenda afatit N.T.SH. Patroni është njoftuar tri (3) herë, dhe atë përmes shkresës së datës 10.10.2023 nr. 2057/2, shkresës së datës 13.12.2023 nr. 2057/7, dhe shkresës së datës 09.01.2024 nr.68, mirëpo i njëjti nuk ka vepruar konform detyrimeve të tij kontraktuale dhe ligjore dhe nuk i ka marrë parasysh njoftimet-paralajmërimet e dhëna përmes këtyre shkresave”.

“Duke qenë se N.T.SH. Patroni nuk ka vepruar sipas nenit 2, të Kontratës për Dhënien në Shfrytëzim me Qira të Tokës Bujqësore dhe detyrimeve që i ka në bazë të nenit 602, paragrafi 1, të Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve, MBPZHR më datë 09.01.2024 i ka dërguar N.T.SH. Patroni shkresën me numër nr. 68, paralajmërimi i fundit për mos përmbushje të obligimeve kontraktuale dhe paralajmërim për lirim të pronës, mirëpo N.T.SH. Patroni nuk ka vepruar sipas kësaj shkrese. Pra, MBPZHR që tre (3) herë radhazi kërkon prej N.T.SH. Patroni që ta liroj pronën vullnetarisht konform nenit 2 të kontratës, mirëpo i njëjti nuk e ka bërë një gjë të tillë. N.T.SH. Patroni nuk ka bazë ligjore për ta mbajtur këtë pronë, andaj i njëjti nga data 01.01.2024 e mbanë kundërligjshëm pronën në fjalë”.

Lidhur me çështjen e lirimit të kësaj prone, thuhet se N.T.SH. Patroni ka paraqitur Propozim për Masë të Sigurisë kundër MBPZHR, mirëpo Gjykata Komerciale e Kosovës-Dhomat e Shkallës së Parë i kanë refuzuar N.T.SH. Patroni, me të cilën ka kërkuar që t’i ndalohet MBPZHR që të mos ndërmerr asnjë veprim për lirimin e pronës.

“Procedura sipas këtij vendimi është vazhdimësi e procedurës së iniciuar sipas paralajmërimit të datës 25.10.2023 dhe datës 11.12.2023 nga MBPZHR, e për të cilën procedurë, Gjykata Komerciale e Kosovës-Dhomat e Shkallës së Parë me Aktvendimin KE.nr.973/23, i datës 27.12.2023, nuk ka konstatuar që ka shkelje ligjore prej MBPZHR me largimin e N.T.SH. Patroni nga prona si më lartë”, bëhet e ditur në vendimin e Ministrisë së Bujqësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori