LAJMI I FUNDIT:

Procedohen me rritje pagat e janarit, Murati: Paga mesatare në sektorin publik shkon në 780 euro

Procedohen me rritje pagat e janarit, Murati: Paga mesatare në sektorin publik shkon në 780 euro
Foto: Arkiv

Sot janë proceduar me rritje pagat e muajit janar për sektorin publik, me koeficientin e ri prej 110 euro, të përcaktuar me Ligjin e Buxhetit për vitin 2024.

Ministri i Financave Hekuran Murati ka deklaruar se më këtë rritje paga mesatare në Kosovë për sektorin publik shkon në 780 euro.

“Sot janë proceduar me rritje pagat e muajit janar për sektorin publik, me koeficientin e ri prej 110 euro, të përcaktuar me Ligjin e Buxhetit për vitin 2024. Kjo e bën pagën mesatare bruto 780 euro/muaj në sektorin publik”, ka shkruar Murati.


Ai thotë se buxheti për paga në vitin 2023 ishte për 17% më i lartë sesa viti paraprak.

Abdixhiku: Paga e mësuesve në Shqipëri shkon në 950 euro, derisa Kurti merret me zgjedhjet ndërshqiptare në Maqedoni
Lexo po ashtu Abdixhiku: Paga e mësuesve në Shqipëri shkon në 950 euro, derisa Kurti merret me zgjedhjet ndërshqiptare në Maqedoni

“Sivjet shtohen edhe 5% tjera, duke u siguruar kështu që rritja në vazhdimësi të tejkalojë normën e inflacion, që për vitin 2022 ishte 11.6% ndërsa për vitin 2023 ishte 4.9%”, ka shkruar Murati në Facebook.

Më parë për paga kishte shkruar edhe i pari i LDK-së Lumir Abdixhiku i cili kritikoi qeverinë për pagat.

Ai ka thënë se paga e mësuesit në Shqipëri ka shkuar në 980 euro, derisa ka kritikuar Kurtin për përfshirje në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/