LAJMI I FUNDIT:

Samuel Eto’o i përfshirë në skandalin e trukimeve të ndeshjeve që trondit futbollin e Kamerunit

Samuel Eto’o i përfshirë në skandalin e trukimeve të ndeshjeve që trondit futbollin e Kamerunit

Legjenda e Barcelonës, Samuel Eto’o, është përfshirë në një skandal me trukim ndeshjesh në Kamerun që përfshin ish-lojtarin dhe anëtarë të tjerë të rangut të lartë të Federatës së Futbollit të Kamerunit.

Mesazhet, e-mailet dhe regjistrimet zanore të WhatsApp-it të shkëmbyera mes Eto’o dhe një ish-drejtuesi të Fecafoot janë siguruar si provë që akuzojnë ish-futbollistin për shpërdorim pushteti, trukim ndeshjesh, kërcënime dhe nxitje të dhunës.

Provat tashmë i janë dërguar Komitetit të Etikës të FIFA-s në një peticion gjithëpërfshirës që në korrik 2023 nga ish-zëvendëspresidenti i Fecafoot, Henry Njalla Quan Junior dhe disa anëtarë të tjerë të Federatës së Kamerunit. Çështja po hetohet gjithashtu nga CAF, organi drejtues i futbollit të Afrikës.


Samuel Eto'o i përfshirë në një skandal të madh në trukimin e ndeshjeve
Lexo po ashtu Samuel Eto'o i përfshirë në një skandal të madh në trukimin e ndeshjeve

Njalla Quan Junior pretendon se Eto’o rregulloi një ndeshje midis ekipit të tij Njalla Quan Sports Academy dhe Kumba City FC. Eto’o dyshohet se ka bërë një telefonatë me gjyqtarët në pjesën e parë gjatë lojës, pas së cilës u dhanë dy penallti të dyshimta dhe pesë kartonë të kuq iu treguan ekipit kundërshtar.

Pasi provat iu dërguan FIFA-s, një bashkëpunëtor i Eto’o thuhet se i dërgoi mesazh Quan Junior me një mesazh kërcënues.

“Unë jam mafia e këtij revolucioni dhe në këtë mafi specifike ne nuk i tradhtojmë liderët tanë. Unë kam mbrojtur interesat e misionit tonë deri më sot. Gjithsesi, nëse përlesheni me mua, jini gati të mbani ngarkesën e rrethanave”, shkruan në mesazh.

Një letër prej 19 faqesh dërguar FIFA-s gjithashtu akuzon Eto’o për korrupsion që kur ai u bë president i Federatës së Futbollit të Kamerunit.

Letra e nënshkruar nga nëntë anëtarë të Fecafoot akuzon gjithashtu FIFA-n se nuk e trajton çështjen aq shpejt sa duhet. Ata përmendën rastin e shefit të Federatës Spanjolle, Luis Rubiales, i cili u pezullua 90 ditë brenda disa javësh pasi u akuzua për ngacmim seksual për puthjen e Jenni Hermoso në buzë në finalen e Kupës së Botës për femra në shtator.

Eto’o dhe avokatët e tij ende nuk janë përgjigjur ndaj akuzave të rënda mes provave dërrmuese, por hetimi mbetet në vazhdim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Ndërkombëtare
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League
Messi zbulon ndeshjen e vetme në karrierën e tij për të cilën ‘mërzitet’ që mungoi

Messi zbulon ndeshjen e vetme në karrierën e tij për të cilën ‘mërzitet’ që mungoi

Ndërkombëtare
Joan Laporta dëshiron të nënshkruajë me një sulmues të ri në janar

Joan Laporta dëshiron të nënshkruajë me një sulmues të ri në janar

La Liga
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se cilit klub ai 'ëndërron' t'i bashkohet

Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se cilit klub ai 'ëndërron' t'i bashkohet

La Liga
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

La Liga
Kalo në kategori