Përleshjet fizike shpërthyen në parlamentin e Maldives, mes deputetëve të qeverisë dhe opozitës lidhur me miratimin e ministrave të rinj.
Kaosi shpërtheu pasi Partia Demokratike e Maldives (MDP) e opozitës vendosi t’u mohojë miratimin parlamentar katër anëtarëve të kabinetit të presidentit të zgjedhur Mohamed Muicu, përpara votimit.
Në videon e publikuar më poshtë shihet se si deputetët shtyhen dhe i tërheqin këmbët njëri-tjetrit, transmeton Telegrafi.
Anëtarët e Kongresit Kombëtar Popullor në pushtet (PNC) dhe Partisë Progresive të Maldiveve (PPM) iu përgjigjën situatës duke organizuar një protestë, duke ndërprerë seancën parlamentare.
Edhe pse partia e koalicionit qeverisës formoi qeverinë, ata nuk kanë shumicën në parlament, i cili mbetet nën kontrollin e MDP-së së ish-presidentit Ibrahim Mohamed Solih.
Videot nga Parlamenti tregojnë se deputeti i Kandithema, Abdul Shahim Abdul Hakim dhe deputeti i Kendikulhudho, Ahmed Easa duke u përleshur pasi Easa rrëzohet për tokë nga Hakimi.
Hakimi pësoi lëndime në kokë kur dy deputetë ranë pranë sallës gjatë një përleshjeje fizike, dhe më pas u dërgua në një spital për trajtim. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re diplomacie – çfarë do të thotë për botën njohja e Palestinës nga Irlanda, Spanja dhe Norvegjia
Stacioni më i thellë i metrosë në botë gjendet në Azi – do t’ju bllokohen veshët gjatë ecjes
Municionet perëndimore ngadalësuan përparimin e rusëve drejt Kharkivit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251