LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet shtetasi i Maqedonisë së Veriut në aeroportin e Tiranës

Arrestohet shtetasi i Maqedonisë së Veriut në aeroportin e Tiranës

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, në Strugë, është arrestuar këtë të martë në aeroportin e Tiranës.

I riu u ndalua nga shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje, me qëllim ekstradimin e tij në Maqedoninë e Veriut.


Ky shtetas akuzohet se gjatë vitit 2023, ka qenë njëri nga organizatorët e një grupi kriminal në Strugë, me aktivitet prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë dhe kanabis.

Lënda narkotike blihej nga bashkëpunëtorët e 32-vjeçarit dhe më pas shitej në Strugë, kryesisht në vende të përcaktuara.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Maqedoninë e Veriut.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të detajuara në hyrje/dalje, për kapjen e shtetasve në kërkim që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga Shqipëria, bazuar në inteligjencën informative, kanë organizuar në bashkëpunim me Interpol Tiranën, operacionin policor të koduar “Exit”. Gjatë këtij operacioni, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tiranës dhe Interpol Shkupit, u kap në tentativë për të dalë nga Republika e Shqipërisë dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Maqedoninë e Veriut, shtetasi: V. E., 32 vjeç, lindur dhe banues në Strugë, Maqedonia e Veriut.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi, pasi Zyra e Prokurorit Publik për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin në MV, me vendimin e datës 20.12.2023, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për këtë shtetas, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori