Janë zbuluar emrat e tre trupave amerikane që u vranë në një sulm me dron në një bazë amerikane në Jordani.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Pentagoni i ka identifikuar të vrarët në sulm si Sgt William Jerome Rivers, 46 vjeç, nga Carrollton, Georgia; Spc Kennedy Ladon Sanders, 24 vjeç, nga Waycross, Georgia, dhe Spc Breonna Alexsondria Moffett, 23 vjeç, nga Savannah, Georgia.
Zyrtarët kanë shtuar se nga më shumë se 40 të plagosur, shumica kishin prerje, mavijosje, lëndime traumatike në tru dhe plagë të ngjashme, përcjell Telegrafi.
Prej tyre, tetë janë evakuuar dhe më i lënduari është në gjendje kritike, por të qëndrueshme.
Ndërkohë është zbuluar se “droni i armikut mund të jetë ngatërruar me një mjet fluturues pa pilot amerikan (UAV) që po kthehej në bazë”.
Shpjegimi erdhi pasi Shtëpia e Bardhë tha se nuk po kërkon luftë me Iranin, pavarësisht se presidenti Joe Biden u zotua për hakmarrje.
Biden u takua me anëtarët e ekipit të tij të sigurisë kombëtare në dhomën e situatës në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit.
Sulmi shton një situatë tashmë të tensionuar në Lindjen e Mesme, ndërsa administrata e Biden përpiqet të pengojë që lufta Izrael-Hamas të zgjerohet në një konflikt më të gjerë rajonal. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani
Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë
"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë
Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre
Çfarë dihet për helikopterin nga përplasja e të cilit ndërruan jetë presidenti dhe zyrtarë të lartë iranianë?
Pentagoni zotohet të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit