LAJMI I FUNDIT:

“Jeta prapë vazhdoi”, Gani Gërmia tallet me eliminimin e Santianës në gjysmëfinale – njëjtë siç bëri me Bucin

“Jeta prapë vazhdoi”, Gani Gërmia tallet me eliminimin e Santianës në gjysmëfinale – njëjtë siç bëri me Bucin

Humoristi i njohur Gani Gërmia, emri i vërtetë i të cilit është Visar Dërmaku, ka zgjedhur sërish që të marrë një qasje mjaft humoristike ndaj një zhvillimi të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 2”.

Ai ka bërë shënjestër të ironisë së tij Santiana Malokun, e cila edhe pse ishte parë si një garuese me potencial të lartë për të arritur në finalen e këtij edicioni, pësoi eliminimin në gjysmëfinalen që u zhvillua të premten.

Në një postim në llogarinë e tij në TikTok, Gani Gërmia vendosi të shoqërojë pamjet e Santiana Malokut — në momentin kur po largohej nga shtëpia pas eliminimit — me një melodi të njohur që ka bërë bujë në TikTok: balada “Jeta prap vazhdoi…” e Eli Malajt.


@gani.germia R.I.P #ganigermia #visardermaku #bigbrothervipkosova ♬ original sound – Shpetim Desku

Kjo nuk është hera e parë që Gani Gërmia ka vënë në qendër të humorit të tij konkurrentët e “Big Brother VIP Kosova”.

Ai kishte bërë të njëjtën gjë edhe me Ylli Dërvishin (Bucin), një tjetër pretendent i fortë i spektaklit që u përball me fatin e eliminimit vetëm pak javë para se finalja të mbahet.

@gani.germia #visardermaku #ganigermia #bigbrothervipkosova ♬ original sound – Shpetim Desku

Ironia e Gani Gërmisë duket të jetë një koment ndaj strategjisë së lojës së Santianas dhe Bucit, të cilët në sytë e tij si dhe të një pjesë të publikut nuk ia dolën ta përdorin më mirë atë për të arritur deri në fund. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Magazina

"Raki për Bajram", Emina Çunmulaj befason me deklaratën në emisionin e Arbana Osmanit

Magazina

"Me zarfa të zi, Jena VIP, po na shikon një Shqiptari" - publikohet kënga e G Banit e realizuar në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Magazina
Aktorja transgjinore e nominuar për 'Oscars', Karla Sofia Gascon kërkon falje për postimet në lidhje me muslimanët: Kam qenë vet e margjinalizuar, e di dhimbjen

Aktorja transgjinore e nominuar për 'Oscars', Karla Sofia Gascon kërkon falje për postimet në lidhje me muslimanët: Kam qenë vet e margjinalizuar, e di dhimbjen

Magazina
Butrint Imeri publikon këngën e re “Lej kto rrena”

Butrint Imeri publikon këngën e re “Lej kto rrena”

Magazina
Kalo në kategori