Kosova dhe Bullgaria kanë intensifikuar bashkëpunimin e tyre me nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Kjo marrëveshje është nënshkruar nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit të Bullgarisë, Kiril Vatev, i cili është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë.
Peci, me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ka thënë se kjo ka ardhur si rezultat i marrëdhënieve miqësore dhe angazhimit tonë për ruajtjen e partneriteteve me vendet e Bashkimit Evropian.
“Përmes këtij memorandumi synojmë që ta intensifikojmë bashkëpunimin në fushat me rëndësi si: ushqimi, blegtoria, kultivimi i bimëve, kultivimi i hardhisë dhe prodhimit të verës, zhvillimi rural, peshkimi dhe akuakultura, bimët mjekësore dhe bujqësia organike”, ka thënë ministri Peci
Po ashtu, ai ka theksuar se me qëllim të ngritjes së kapaciteteve humane do të realizohen hulumtime, trajnime, si dhe do të ndahen ekspertiza e eksperienca në teknologjinë bujqësore.
Gjatë kësaj vizite zyrtare, ministri Peci në takimin bilateral me homologun e tij bullgar, Kiril Vatev e ka njoftuar atë me zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në Kosovë, si dhe për politikat zhvillimore të këtij viti.
Ai shtoi se në fokus të këtyre politikave e kanë edhe krijimin e bashkëpunimit me vendet e Evropës, me qëllim të avancimit të sektorit sipas standardeve evropiane.
Ndër tjerash, ai e ka falënderuar ministrin Vatev për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.
Nga ana e tij, ministri Kiril Vatev, theksoi se Bullgaria dhe Kosova ndër vite kanë pasur bashkëpunim në fushën e bujqësisë dhe kjo sipas tij po intensifikohet edhe më tej gjatë viteve të fundit.
Gjatë ditës, ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit të Bullgarisë Kiril Vatev i shoqëruar nga Ministri Faton Peci kanë vizituar bodrumin e verës “Bodrumi i Vjetër”, në Komunën e Rahovecit.
Me këtë rast, Peci e ka njoftuar homologun e tij bullgar për verërat cilësore që prodhon Kosova, duke theksuar këtu mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të dyja shteteve, që për qëllim të kenë si dhe mundësitë e thellimit të rritjen e shkëmbimeve tregtare, në mënyrë që vera e Kosovës të jetë pjesë e tryezave bullgare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHapet panairi EXPOKOS 2024, bashkon liderët e industrisë dhe inovacionit në Prishtinë
Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së
Haradinaj takon Ramiz Kelmendin: Ekonomia e Kosovës ka nevojë për një model të ri të qeverisjes
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3