LAJMI I FUNDIT:

Vokrri: Rreth 2 mijë kontrata kolektive janë përgatit nga Lista Serbe për serbët në veri

Vokrri: Rreth 2 mijë kontrata kolektive janë përgatit nga Lista Serbe për serbët në veri

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushteti Lokal, Arbër Vokrri, ka thënë se rreth 2 mijë kontrata kolektive janë përgatitur gjatë javëve të fundit, nga Lista Serbe për qytetarët në veri të vendit.

Vokrri ka theksuar se në pjesën veriore të Kosovës janë “në një fare gare’ me shtetin serb.


“Jemi në një fare gare me shtetin serb atje, Lisa Serbe, që i bie Beogradi, ka filluar më të madhe me bë kontrata punë të përhershme me qytetarët serbë. Javëve të fundit rreth 2 mijë.

Këtë informatë e kam nga serbët atje, që janë përgatitë 2 mijë kontrata, a janë nënshkruar të gjitha është diçka tjetër. Ai është volumi i punësimeve që kanë planifikuar në këto javë. Një pjesë e qytetarëve natyrisht që do të joshen”, ka thënë Vokrri në “Debat Plus”.

Vokrri ka paralajmëruar se në një të ardhme të afërt do të ketë një parti serbe, që do të sfidojë Listën Serbe. /Telegrafi/