Rrezarta Delibashzade-Krasniqi, drejtore e organizatës D4D, tha se gratë në politikë janë më të atakuarat nga dhuna gjinore në Kosovë.
Këtë deklarim ajo e bëri duke u mbështetur në të dhënat e mbledhura nga D4D, pas monitorimit pothuajse njëvjeçar të rrjeteve sociale për dhunën online ndaj grave dhe grupeve tjera që janë më të cenueshme.
Këto të dhëna Delibashzade-Krasniqi i prezantoi në Përballje Podcast, ku ishte e ftuar për të folur për dezinformimin me bazë gjinore dhe dhunën online, me fokus dhunën ndaj grave në shoqëri.
“Dua të theksoj që dhuna gjinore në Kosovë bëhet kryesisht ndaj grave, por mos të harrojmë që ka edhe ndaj burrave dhe grupeve apo komuniteteve tjera të cenueshme që jetojnë në Kosovë, mirëpo ndaj grave është më e theksuar”.
“Ashtu siç e kemi thënë edhe në hulumtimin tonë, i cili është realizuar nga janari i vitit 2022 e deri në nëntor të 2023, e kemi vërejtur që është më e theksuar dhuna në bazë gjinore, do të thotë kryesisht ndaj grave në shoqërinë kosovare”, u shpreh ajo.
Drejtoresha e D4D tutje tregoi se hulumtimin e kanë bërë duke monitoruar rrjetet sociale: Facebook, Twitter, TikTok ( tash X) dhe Instagram, ku tha janë më shumë se 110 portale, të cilat kanë llogari dhe shpërndajnë gjatë ditës pothuajse mbi 5 mijë lajme.
“Këto lajme përmbajnë artikuj të ndryshëm, por të cilët kanë edhe dezinformim dhe gjuhë të urrejtjes në bazë gjinore. Platforma ka kapur mbi 3 milionë artikuj, të cilët shpërndahen gjatë këtyre ditëve. Nëse e marrim për të studiuar, i kemi marrë vetëm 23 raste, të cilat janë më të theksuara në aspektin e ndarjes gjinore dhe dhunës ndaj grave”.
“Gjetjet kryesore tona tregojnë që gratë më të atakuarat në Kosovë për dhunë gjinore janë ato në politikë, sepse të njëjtat ne i shohim pak më shpesh në televizion, i dëgjojmë pak më shumë në radio”, u shpreh më tej Delibashzade-Krasniqi.
Pra sipas saj, gratë që janë më të pranishme në jetën publike janë më të atakuara, pasi publiku di më shumë gjëra për jetën e tyre profesionale dhe personale.
“Janë më të atakuar sepse shihen më shumë, ndërsa e kemi një kategori të grave, të cilat janë edhe deputete, por të cilat nuk janë shumë aktive dhe publiku nuk i njeh shumë, për atë arsye nuk mund të fillojë të diskutojë mbi to”.
Ajo tutje theksoi se komentet negative dhe ngacmimet në bazë gjinore në rrjete sociale bëhen kryesisht nga burrat.
“Do me thënë, 80 për qind bëhen nga burrat dhe lajmi shpërndahet tri herë më shpejt për secilën grua që ka dezinformim në rrjete sociale apo dhunë online në këtë drejtim. Siç e ceka, gratë në politikë janë më të atakuarat, por nuk përjashtohen edhe gratë në media dhe gratë në fushat tjera të cilat operojnë në Kosovë, mirëpo siç e thash për shkak të paraqitjes më të shpeshta të tyre në televizion, janë edhe më të atakuarat”.
“Nëse e shtojmë këtu faktin që e kemi presidenten grua, kemi kryetarët e komisioneve brenda Kuvendit të Kosovës gra, kemi mjaft shumë edhe ministre gra, por të njëjtat janë të atakuara me materialin e njëjtë”, u shpreh Delibashzade-Krasniqi.
Siç tha ajo, presidentja Vjosa Osmani është shumë më e atakuar sesa paraardhësit e saj në këtë pozitë.
Drejtoresha e D4D përmendi edhe emrin e Mimoza Kusari-Lilës, e cila aktualisht mban pozitën e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, si politike e cila është atakuar shumë nga dhuna online.
“Më duhet të përmend edhe emrin e politikanes që ka pasur më së shumti atë atakim, ka qenë Mimoza Kusari-Lila, e cila njëkohësisht është shefe e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes brenda Kuvendit të Kosovës, për shkak të karrierës së saj të gjatë politike dhe paraqitjeve të saja të shpeshta në televizion”.
“Shumë herë komentet kanë tejkaluar profesionalizmin, ndërsa kanë shkuar në komentime për jetën personale të saj apo përtej vendimeve që ajo i ka marrë për shkak të karrierës së saj politike”.
Delibashzade-Krasniqi tha se kjo i dekurajon gratë për t’u marrë aktivisht me politikë, e sipas saj kjo është pjesa më shqetësuese.
“Në si organizata dhe si media, me vitet të tëra mundohemi që me e ngritë pjesëmarrjen e grave në procese zgjedhore, me e ngritë pjesëmarrjen e grave në lista votuese, të cilat ekspozohen nga subjektet politike, mirëpo me vendime dhe veprime të tilla vetëm po i rrezikojmë gratë që me qenë ato aktive, sepse hezitojnë për shkak që pas një paraqitje televizive ose pas dhënies së një deklarate për një medium, ato mund të ketë atakime të ndryshme në rrjete sociale, që mund ta prekin personalisht apo familjen e saj, përmes fyerjeve dhe ngacmimeve të ndryshme”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?