LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri sllovak: Ukraina duhet të heq dorë nga një pjesë e territorit për t’i dhënë fund luftës me Rusinë

Kryeministri sllovak: Ukraina duhet të heq dorë nga një pjesë e territorit për t’i dhënë fund luftës me Rusinë

Kryeministri sllovak Robert Fico ka thënë se dhënia e një pjese të territorit ukrainas Rusisë, është mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, dhe përsëriti se është kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO, shkruan Politico.

“Duhet të ekzistojë një lloj kompromisi. Çfarë po presin, që rusët do të braktisin Krimenë, Donbasin dhe Luhanskun? Është jo reale”, tha Fico për televizionin publik sllovak RTVS, transmeton Telegrafi.


Fico mori detyrën në dhjetor të vitit të kaluar, pasi që partia e tij e majtë Smer fitoi në zgjedhjet e shtatorit me premtimin se do të ndalet së dërguari armë në Kiev, do të bllokojë anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO dhe do të kundërshtojë sanksionet ndaj Rusisë.

Para takimit të planifikuar me kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, Fico në një intervistë ka ripërsëritur kundërshtimin që Ukraina t’i bashkohet NATO-s.

Britania e Madhe u dërgon ekspertëve të OKB-së, imazhet satelitore të dërgesave të Koresë së Veriut në Rusi
Lexo po ashtu Britania e Madhe u dërgon ekspertëve të OKB-së, imazhet satelitore të dërgesave të Koresë së Veriut në Rusi

“Do t’i them se jam kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO dhe se do të vendosë veto”, shtoi kryeministri sllovak.

“Kjo do të ishte një arsye për Luftën e Tretë Botërore, asgjë tjetër. Ukraina nuk është vend i pavarur dhe sovran sepse është nën ndikimin dhe kontrollin total të Shteteve të Bashkuara”, tha Fico duke theksuar se Ukraina nuk do të merr nga Sllovakia “kurrfarë armësh”.

Sipas tij, Ukraina është një prej shteteve më të korruptuara në botë.

Madje kryeministri sllovak javën e kaluar mbështeti homologun hungarez Viktor Orban lidhur me bllokimin e pakos së ndihmës të BE-së për Ukrainën që kap vlerën e 50 miliardë eurove. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?

Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë

Evropa
Coronavirusi shkurtoi jetëgjatësinë në botë

Coronavirusi shkurtoi jetëgjatësinë në botë

Evropa
Putini dëshiron

Putini dëshiron "armëpushim sipas linjave aktuale të fushëbetejës", por çfarë nënkupton kjo?

Botë
Amerikanja dëgjoi zhurma të pazakonta poshtë krevatit dhe thirri policinë në panik - shtëpinë ia kishte shfrytëzuar pa leje një burrë për katër muaj

Amerikanja dëgjoi zhurma të pazakonta poshtë krevatit dhe thirri policinë në panik - shtëpinë ia kishte shfrytëzuar pa leje një burrë për katër muaj

Amerika
Incident i tmerrshëm në pistën e një aeroporti rus - punonjësi shkelet nga rrota e një aeroplani 77 tonësh

Incident i tmerrshëm në pistën e një aeroporti rus - punonjësi shkelet nga rrota e një aeroplani 77 tonësh

Evropa
Kalo në kategori