LAJMI I FUNDIT:

Garë e ashpër për Këpucën e Artë – Kane udhëheq garën, asnjë lojtar nga La Liga në Top10

Garë e ashpër për Këpucën e Artë – Kane udhëheq garën, asnjë lojtar nga La Liga në Top10

Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane kryeson me autoritet klasifikimin e Këpucës së Artë 2024. Sulmuesi anglez ka arritur të shënojë 22 gola në Bundesliga  që përfaqëson një total prej 44 pikësh kur shumëzohet me koeficientin e caktuar për secilën ligë apo kampionat.

Kylian Mbappe dhe Lautaro Martinez janë në ndjekje të Kane në garën për të fituar Këpucën e Artë këtë vit. Francezi ka 38 pikë, ndërsa sulmuesi argjentinas i Interit 36.

Serhou Guirassy, ​​i cili po bën një sezon të jashtëzakonshëm me Stuttgartin, dhe meksikani i PSV-së, Santiago Gimenez, kanë ‘rrëmbyer’ pozitat tjera ndër vendet e para. Ky i fundit ka të njëjtat gola në garat e ligës si Mbappe (19), por penalizohet nga koeficienti i Eredivise, i cili është i vendosur 1.5 dhe është më i ulët se ai i pesë ligave kryesore, që është 2.


Erling Haaland, i penguar nga lëndimi që e ka detyruar të humbasë pesë ndeshje në Ligën Premier deri më tani, mbetet në pozitën e shtatë me 28 pikë, po aq sa ka edhe Mohamed Salah i Liverpoolit në vendin e tetë.

Jude Bellingham, golashënuesi më i mirë i La Ligës me 13 gola, zë pozitën e njëmbëdhjetë me 26 pikë, ndërsa golashënuesit tjerë më të mirë spanjollë në këtë klasifikim janë Borja Mayoral dhe Alvaro Morata, vetëm një vend më poshtë anglezit të Real Madridit.

Klasifikimi i garuesve për Këpucën e Artë

1.Harry Kane (FC Bayern Munich) 22 x 2 = 44 pikë

2.Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain) 19 x 2 = 38 pikë

3.Lautaro Martinez (Internazionale Milano) 18 x 2 = 36 pikë

4.Amahl Pellegrino (FK Bodo/Glimt) 24 x 1,5 = 36 pikë

5.Serhou Guirassy (VfB Stuttgart) 17 x 2 = 34 pikë

6.Santiago Gimenez (Feyenoord Roterdam) 19 x 1.5 = 28.5 pikë

7.Erling Haaland (Manchester City) 14 x 2 = 28 pikë

8.Mohamed Salah (Liverpool) 14 x 2 = 28 pikë

9.Andrej Ilic (Rigas FS/Valerenga IF) 14 x 1 + 9 x 1.5 = 27.5 pikë

10.Vangelis Pavlidis (AZ Alkmaar) 18 x 1.5 = 27 pikë

11.Jude Bellingham (Real Madrid) 13 x 2 = 26 pikë

12.Edin Dzeko (Fenerbahce SK) 16 x 1.5 = 24 pikë

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Premier League
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Premier League
Kalo në kategori