LAJMI I FUNDIT:

KDI: Trend në rritje i shkeljes së të drejtave të punëtorëve edhe në sektorin publik

KDI: Trend në rritje i shkeljes së të drejtave të punëtorëve edhe në sektorin publik

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) të martën shpalosi detaje lidhur me praktikat selektive dhe shkeljen e të drejtave të punës edhe në sektorin publik, duke u fokusuar veçanërisht në një rast në Komunën e Prishtinës që ka rezultuar në shkelje e të drejtave të punëtorëve të institucioneve arsimore në këtë komunë.

Albesa Humolli, përfaqësuese e KDI-së, theksoi se viteve të fundit është një ?????? ????????? ? ??????????? ??̈ ????????? ??? ?????̈???̈??? ? ????̈? dhe parregullsive në vendin e punës.

“Raportimet e qytetarëve që KDI-ALAC pranon në baza ditore paraqesin një pamje të zymtë të sektorit publik dhe privat në Kosovë, ku mohimi i të drejtave të punëtorëve po bëhet gjithnjë e më i përhapur. Këto raportime zakonisht përmbajnë shkelje thelbësore, të tilla si mungesa e kontratës formale të punës, mospagimi i kontributeve pensionale dhe refuzimi i pushimit vjetor apo mjekësor me pagesë apo vonesat në pagë.


Këto raportime të shpeshta dhe shqetësuese jo vetëm që nënvizojnë problemet e shumta me të drejtat e punëtorëve, madje edhe në nivelin e tyre më elementar por janë edhe indikator se ku po çalon lufta kundër korrupsionit në vend dhe cilat janë sektorët më të prekur nga korrupsioni”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa shumica e shkeljeve të të drejtave të punës raportohen në sektorin privat, KDI-ALAC ka shënuar një rritje të numrit të rasteve të shkeljeve nga marrëdhënia e punës brenda sektorit publik, kështu duke e sfiduar perceptimin e përgjithshëm se punësimi në sektorin publik është më i rregulluar dhe se të drejtat e punonjësve në këtë sektor janë më të mbrojtura.

“Ndryshe nga sektori privat, ku shkeljet shpesh ndodhin pas punësimit, sektori publik sheh shkelje më së shumti gjatë procesit të punësimit, duke përfshirë edhe rekrutimin. Sidoqoftë, kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet kur punonjësit e institucioneve publike paraqiten në KDI-ALAC me raportime mbi shkeljet e së drejtave të tyre në vendin e punës”.

Në shtator të vitit të kaluar, KDI njofton se ka pranuar një raportim nga Edona Berisha, mësimdhënëse në SHML “Ali Sokoli” në Prishtinë, për mohim të së drejtës për pushim mjekësor.

“Institucioni arsimor në fjalë i kishte hequr asaj mëditjen për shkak të mungesës një-ditore në vendin e punës për shkaqe shëndetësore – duke theksuar në vendim që si vërtetim i vlefshëm është vetëm ai i lëshuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, e jo edhe vërtetimi i lëshuar nga qendrat tjera të mjekësisë familjare në Komunën e Prishtinës.

KDI kishte asistuar znj. Berisha që të ankimojë vendimin në fjalë tek Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës. ???-?? ?????? ???????? ??????̈?, duke cituar një Qarkore njoftuese (03-646-2023) të shtatorit 2023, sipas së cilës ?????? ?? ?????? ????̈? ??????? ?????̈???? ??? ???????? ?????̈???? ??̈ ??̈?????? ??? ?????? ???????? ? ?????̈????̈ ?????????”, thuhet më tej.

Sipas KDI-së, kjo qarkore përcakton kufizime për mësimdhënësit sa i përket marrjes së pushimit mjekësor e kështu tejkalon kërkesat ligjore të përcaktuar nga ligji i punës në fuqi, si dhe të vetë kontratave të punës të nënshkruara mes mësimdhënësve dhe komunës.

“Ndonëse pa mbështetje adekuate ligjore në aktet në fuqi, KDI-ALAC ka zbuluar që kjo qarkore ka krijuar polemika si dhe praktika kontroverse e jokonsistente edhe në implementim. Si rrjedhojë, KDI, përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, ka marrë ????????? ?????? ??? ?????? ? ?????????̈? ??̈ ???????? ??̈ ?????̈ ????????????? ??̈ ?????̈? ??̈ ?????? ???????????? ??̈ ?????? ??̈???????? ? ??̈????? ??? ??̈ ?????? ????????????? ??????? ???̈?????̈????, ??̈???????̈ ???? ??????? ? ????????? ??̈ ?????̈????̈ ?????????”.

“Ky rast, por edhe të tjerë të kësaj natyre, flasin për ???????? ????????? ??̈ ?????????????? ??????? ??̈ ?????? ?? ????????????? ? ?????̈???̈???? ??̈ ????̈????? ??? ??????????? ? ??̈ ???????? ??? ?????̈???̈??? ? ????̈? ??̈ ???????? ??????. Trajtimi diskriminues i znj. Berisha, flet për tendencën e institucioneve publike për zbatim të gabuar të akteve në fuqi, moskomunikim brenda niveleve të ndryshme të vendimmarrjes në institucione publike, si dhe ekzistimin e dispozitave të paqarta – që si faktorë mund të qojnë në shkelje të të drejtave bazike në punë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Lajme
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Kalo në kategori