Me fillimin e vitit të ri shkollor, Horizon School dhe CodersHub kanë nisur një partneritet të veçantë, duke ju ofruar nxënësve mundësinë që të zhvillojnë shkathtësitë e tyre në fushën e teknologjisë. Ky bashkëpunim ka shënuar fillimin e një periudhe të pasur me orë të veçanta të kodimit dhe programimit të asistuar nga trajnerë profesionistë të teknologjisë informative.
Horizon School, si një institucion arsimor i njohur për cilësinë e arsimit dhe përgatitjes së nxënësve për sfidat e shekullit të 21-të, ka identifikuar rëndësinë e aftësive në fushën e teknologjisë informative dhe kodimit. Në këtë kontekst, ata kanë gjetur një partner të fuqishëm si CodersHub, një kompani e specializuar në fushën e teknologjisë informative.
Në një ngjarje të organizuar nga Horizon School dhe CodersHub, nxënësit: Odet Morina, Ermal lbraj, Blend Hasani dhe Olsi Amerllahu prezantuan punën e tyre në zhvillimin e platformave digjitale. Disa prej sukseseve të dalluara të nxënësve për këtë periudhë katër mujore të bashkëpunimit përfshijnë zhvillimin dhe dizajnimin e faqeve/platformave të internetit me gjuhë të ndryshme programuese si HTML, CSS, PHP, Java Script si dhe pjesëmarrjen e tyre në sfidat ndërkombëtare të programimit. Kjo ka krijuar një ambient stimulues për nxënësit, duke i nxitur ata që të eksplorojnë dhe zhvillojnë potencialin e tyre në fushën e teknologjisë informative.
Drejtori i Horizon School, z. Bardh Ahmeti ka shprehur kënaqësinë për rezultatet e arritura deri më tani dhe ka theksuar rëndësinë e përgatitjes së nxënësve për integrimin e tyre me sukses në shoqërinë e orientuar drejt botës digjitale. Ai shtoi se përmes prezantimit të projekteve të tyre, nxënësit kanë demonstruar njohuri të avancuara në teknikat dhe gjuhët programuese të cilat i kanë fituar gjatë orëve të mbajtura në shkollë. Vlerëson se këto projekte janë kompetitive me punën e programerëve profesionalë që ndjekin trajnime në universitet apo shkolla të nivelit botëror.
Ahmeti shpjegoi se bashkëpunimi ndërmjet Horizon School dhe CodersHub ka për synim të avancojë njohuritë e nxënësve në fushën e kodimit, programimit, sigurisë kibernetike, inteligjencës artificiale dhe fushave tjera të teknologjisë informative. Ndër të tjera, z. Ahmeti shprehu mirënjohje ndaj CodersHub për kontributin e tyre në këtë rrugëtim të suksesshëm të përgatitjes së nxënësve, ku theksoi se përvoja e jashtëzakonshme e trajnerëve të CodersHub ka bërë që për një periudhë të shkurtër, nxënësit të aftësohen me njohuritë e nevojshme për zhvillimin e platformave komplekse.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e CodersHub janë shprehur të kënaqur me angazhimin dhe vullnetin e nxënësve për të mësuar dhe përparuar në kodim dhe programim. Ata kanë premtuar vazhdimin e përkrahjes dhe ndihmës për të gjithë ata që janë pjesë e kësaj sfide të pasur dhe frymëzuese. Trajneri i CodersHub, Shkumbin Xhuraj, prezanton më hollësisht punën që është bërë deri më tani dhe gjuhët programuese që janë përdorur. Ai shpjegoi se për zhvillimin e platformave, nxënësit kanë kombinuar disa gjuhë programuese, siç janë HTML, CSS, PHP dhe JavaScript.
Ndërkohë, trajneri Erion Prokshi nga CodersHub, shpjegon se si nxënësit janë ndarë dhe testuar në dy grupe për të përcaktuar nivelin e tyre të njohurive. Bazuar në rezultatet e testimit, ata janë ndarë në dy grupe: një grup për nxënësit me njohuri bazike dhe një grup për nxënësit me njohuri të avancuara. Në këtë mënyrë, orët e kodimit dhe programimit janë organizuar për të përmbushur nevojat e secilit grup në mënyrë efektive.
Horizon School dhe CodersHub synojnë të kenë bashkëpunim afatgjatë dhe së bashku të ju ofrojnë nxënësve qasje në zhvillimet e fundit të teknologjisë informative. Tashmë, nxënësit e Horizon School kanë përvetësuar në masë të madhe kodimin dhe programimin dhe synojnë që nga gjysmëvjetori i dytë të vazhdojnë me eksplorimin e botës virtuale, inteligjencës artificiale, sigurisë kibernetike dhe fushave të tjera të rëndësishme, të cilat janë të pashmangshme dhe janë të rëndësishme për edukimin e brezave të rinj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Sot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë