Nga: Charlotte Duck / The Guardian
Përkthimi (i pjesshëm) nga: Telegrafi
Teksa prej kohësh janë të njohura efektet pozitive që ushtrimet kanë për shëndetin tonë mendor, përfitimet nga arti sapo kanë filluar të vlerësohen. Hulumtimet nga Fondacioni i Shëndetit Mendor [Mental Health Foundation] sugjerojnë se arti ndihmon në rritjen e vetëbesimit – duke na bërë të ndihemi më të angazhuar dhe më të aftë për të marrë veten. Gjithashtu, mund të lehtësojë ankthin, depresionin dhe stresin.
Fondi i Artit [Art Fund], një shoqatë kjo bamirëse që mbështet financiarisht muzetë dhe galeritë, së fundmi e kreu një studim [Calm and collected] nga ku mësohet se derisa 63 përqind e të anketuarve kishin vizituar një muze ose galeri për të hequr stresin në ndonjë moment, vetëm gjashtë përqind e tyre i vizitojnë rregullisht ato. Duket se teksa shumica e njerëzve nga dora e parë e kanë përjetuar ndikimin pozitiv të artit, kjo nuk është diçka për të cilën mendojnë se kanë vazhdimisht nevojë – si për shembull për ushtrimet fizike.
“Në jetën tonë, artet janë të margjinalizuara dhe shihen si të këndshme. Nuk e kuptojmë se jemi të lidhur me këto përvoja”, thotë Susan Magsamen, bashkautore e librit Truri yt për artin: Si na transformojnë artet [Your Brain on Art: How the Arts Transform Us]. “Flasim për meditimin dhe ndërgjegjësimin si mënyrat që na bëjnë të ndihemi më mirë; artet gjithashtu na lejojnë ta ndryshojmë gjendjen tonë mendore. Kemi lindur me 100 miliardë neurone të cilët duhet t’i lidhim me njëri-tjetrin. Sa më i spikatur të jetë arti, aq më shumë kontribuon në forcimin e lidhjeve të sinapseve”.
Derisa shumë nga këto lidhje janë krijuar në fëmijërinë e hershme, arti mund të jetë i dobishëm gjatë gjithë jetës. “Nuk është kurrë vonë për të përfituar nga përvojat estetike, për të punuar në zhvillimin tonë dhe për të pasur një tru më të fuqishëm”, thotë Magsamen. “Arti destigmatizon emocionet komplekse njerëzore që ne shpeshherë nuk mund t’i kuptojmë meqë bota është komplekse”.
Teksa sapo kemi filluar të kuptojmë ndikimin e artit në strukturën aktuale të trurit, efektet e tij pozitive po njihen si duhet. Në vitin 2019, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) e identifikoi artin si faktor kontribuues në reduktimin e sëmundjeve mendore, vetmisë dhe madje edhe plakjes. Një studim i komuniteteve të privuara në Londër zbuloi se prej njerëzve që merren me art, 79 përqind e tyre ushqeheshin më shëndetshëm dhe 82 përqind gëzonin mirëqenie më të mirë. Qeveria vlerëson se pjesëmarrja në art ia ka kursyer 168 milionë funte NHS-së [Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë] për shkak të reduktimit të vizitave të mjekëve të përgjithshëm, ndërsa dimrin e kaluar shumë galeri dhe muze u përdorën si hapësira të ngrohta ku njerëzit mund të shkonin për të ikur nga i ftohti.
Por, galeritë dhe muzetë janë shumë më tepër sesa thjesht hapësira fizike. “Janë vende frymëzuese, në çdo komunitet, dhe të hapura për të gjithë”, thotë Jenny Waldman, drejtoreshë e Fondit të Artit. “Mund të zbuloni artin dhe idetë, të takoni njerëzit dhe të mësoni më shumë për atë çfarë ju intereson. Studimet tregojnë se këto janë vendet ku në një hapësirë neutrale mund t’i diskutoni çështjet kryesore shoqërore dhe të shprehni idetë, duke ju nxitur kështu të hulumtoni dhe promovoni ndjenjën e mirëqenies”.
Përzierja e atmosferës së qetë, së bashku me idetë stimuluese – qoftë një skulpturë kontroverse moderne, propagandë e Luftës së Dytë Botërore apo varri i një faraoni egjiptian – janë ato që i bëjnë kaq unike galeritë dhe muzetë. “Janë mjedise larg stresit. Ua japin ndjenjën e qëllimit dhe të kontrollit”, thotë Waldman. Dhe, në Mbretërinë e Bashkuar jemi me fat që ato janë kudo rreth nesh. Teksa shpeshherë i lidhim muzetë dhe galeritë me qytetet e mëdha, një studim i financuar nga qeveria [The Mendoza Review] zbuloi se 55 përqind e publikut anglez jeton në distancat nga ku me këmbë arrijnë në së paku një muze.
Nuk është vetëm kënaqësi t’i vizitosh këto vende kulturore, por kjo është mirë edhe për zhvillimin e trurit tonë, siç ka theksuar Magsamen. Vitet e fundit, neuroshkenca madje ka përdorur teknologjinë MRI [rezonancën magnetike] për të parë se si arti ndryshon trurin tonë dhe se si mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin, mirëqenien dhe ndjesinë tonë për komunitet. “E dimë se arti, në forma të ndryshme, angazhon zonat shqisore të trurit – për shembull, arti pamor stimulon pikën e ndjesisë pamore – por, më pas, të gjitha zonat shqisore konvergojnë disi në zonën e përparme të trurit”, thotë Ahmad Beyh, neuroshkencëtar që ka hulumtuar këtë temë në Kolegjin Universitar të Londrës [University College London]. Është interesante se kjo zonë, korteksi medial orbitofrontal, është gjithashtu i lidhur me vendimmarrjen dhe procesimin e shpërblimeve.
“E përjetojmë artin duke përfshirë fushat që ndërlidhen me shpërblimet. Kjo zonë përfshihet gjithashtu atëherë kur njerëzit janë të përqendruar në ndonjë detyrë dhe kur mendojnë për vetveten. Përvoja e këndshme është njëra mënyrë se si e përkufizojmë veten. Në thelb, arti pothuajse na përkufizon”, thotë Beyh. Ai ka zbuluar se sa më shumë të bukura gjejmë, aq më shumë truri ynë reagon ndaj tyre. “Sa më e fortë të jetë përvoja e bukurisë dhe artit, aq më e fortë është lidhja biometrike e aktivitetit në ato zona të trurit”.
Ne thjesht po e gërvishtim sipërfaqen – kur është fjala te njohuria se si arti ndikon në zhvillimin e trurit tonë, në shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme. Me kalimin e kohës, mund të rezultojë se kemi nevojë ta mbajmë trurin tonë të stimuluar dhe aktiv – në galeritë dhe në muzetë e ndryshëm, në të njëjtën mënyrë siç këtë e bëjmë për trupin tonë në palestër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTraditat dhe ritet e dikurshme të dasmave shqiptare
Lufta e Vraninës dhe akti heroik i Oso Kukës
Kanuni, “një botë e mbyllur"
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Historia e fotos ikonike nga Belfasti i trazirave
PARAJA
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A