Që në ditët e para të 2024, Shqipëria është renditur në krye të destinacioneve kryesore turistike të këtij viti. Mes agjencive të njohura ndërkombëtare, e radhës që liston vendin tonë si nga një vendet që duhet vizituar gjatë këtij viti është Agjencia Italiane e lajmeve ANSA.
Në një shkrim ku renditen 10 vendet të cilat nuk duhen humbur në 2024, Shqipëria bën pjesë mes disa prej emrave të njohur dhe me traditë në turizëm si Spanja, Austria apo edhe Japonia dhe Australia.
ANSA shkruan se ujërat e kaltra, gjelbërimi i shumtë dhe çmimet e ulëta e kanë bërë Shqipërinë një destinacion tërheqës veror.
“Në vitin 2024 Shqipëria do të mbetet një destinacion trend për pushime në bregdet, në veçanti Vlora, një qytet port në jug të vendit, është ndër vendet e zgjedhura si bazë për të zbuluar më pas plazhet më të bukura”, thuhet në shkrim, përcjell TV Klan.
ANSA shkruan se Vlora ofron hotele dhe klube buzë detit të mbushura me palma ku mund të argëtohesh. Laguna e Nartës përmendet gjithashtu si vend ku mund të rigjenerohesh me një udhëtim me varkë për në gjirin e vogël të Gramës në Karaburun me qëllim admirimin e peizazheve të bukura. Turistët italianë ishin surpriza e verës së kaluar.
Sipas të dhënave zyrtare deri në Tetor ishin mbi 812 mijë turistë që kaluan Adriatikun për të vizituar vendin tonë. Italianët ishin të parët pas vizitorëve nga Kosova për numrin më të madh të hyrjeve me një rritje me mbi 126%. Bregdeti i jugut ishte më i vizituari prej tyre duke nga Vlora deri në Ksamil, por pa lënë mënjanë as Durrësin dhe Tiranën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A