LAJMI I FUNDIT:

Rrahja në Merdar, policia: Patrulla u sulmua nga tre persona, dy zyrtarë janë lënduar

Rrahja në Merdar, policia: Patrulla u sulmua nga tre persona, dy zyrtarë janë lënduar

Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes fizike, e cila ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Merdar.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se rreth orës 10:00 në këtë pikëkalim kufitar ka ndodhur një incident, ku patrulla e policisë është sulmuar nga persona të dyshuar.


Përleshje mes qytetarëve dhe policisë në Merdar, shkak tejkalimi i kolonës
Lexo po ashtu Përleshje mes qytetarëve dhe policisë në Merdar, shkak tejkalimi i kolonës

“Në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka bërë të ditur se pas vënies nën kontroll të situatës dhe shoqërimit në stacion të tre personave të dyshuar, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për veprën ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

Zëdhënësja e policisë nuk ka dhënë detaje të tjera, por sipas mediumit “ATV” i cili ka publikuar pamjet e përleshjes, shkak i kësaj situate është tejkalimi i kolonës. Në pamjet e publikuara dëgjohen bërtitma. /Telegrafi/