Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë momentin kur shpërtheu dhuna mbi një gjellë “të papjekur mirë” në një restorant indian në natën e Vitit të Ri.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë stafin duke përdorur ato që duken si doreza fshesash për të goditur klientët të cilët nga ana e tyre hodhën karriget teksa përpiqeshin të largoheshin nga lokalet.
Përleshja ndodhi në hotelin Grand në qendër të Hyderabad, kryeqyteti i shtetit indian Telangana.
Një familje u ankua te stafi për cilësinë e ushqimit që u shërbyen dhe tha se ishte i papërgatitur mirë.
Ata zbuluan se ushqimi sapo ishte ngrohur përsëri kur kërkuan që të zëvendësohej.
Pas kësaj, një debat shpërtheu para se të gjithë të fillonin të sulmonin njëri-tjetrin para restorantit.
Pas ngjarjes janë arrestuar gjashtë persona. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251