LAJMI I FUNDIT:

Çiftet e famshme që u ndanë, u martuan dhe u fejuan në vitin 2023

Çiftet e famshme që u ndanë, u martuan dhe u fejuan në vitin 2023

Sikurse vitet e kaluara, 2023 pati momentet e tij të rrëmbyeshme dhe plot surpriza në botën e të famshmëve.

Disa lidhje përfunduan në martesa, të tjerë në fejesa, disa i dhanë fund marrëdhënieve të tyre, ndërsa ca prej tyre krijuan edhe romanca të reja.


Më poshtë ju paraqesim 14 çifte të njohura që na sollën një kaleidoskop të emocioneve gjatë vitit që lamë pas:

 1. Naomi Watts dhe Billy Crudup

Naomi Watts dhe Billy Crudup

Billy Crudup dhe Naomi Watts, të cilët u takuan në xhirimet e serialit “Gypsy” dhe filluan të takoheshin në vitin 2017, u martuan më 9 qershor në New York.

“Ata kanë kiminë më të mahnitshme”, tha një burim për revistën People.

2. Christine dhe Kevin Costner

Christine dhe Kevin Costner

Ish-modelja Christine Costner dhe aktori Kevin Costner, të cilët kanë tre fëmijë, u ndanë në maj pas 18 vitesh. Çifti arriti privatisht një marrëveshje divorci pas një beteje gjyqësore publike.

3. Jodie Turner-Smith dhe Joshua Jackson

Jodie Turner-Smith dhe Joshua Jackson

Aktorja e “Queen & Slim”, Jodie Turner-Smith, paraqiti kërkesë për divorc nga Joshua Jackson, në tetor, duke përmendur “dallimet e papajtueshme”.

4. Margaret Qualley dhe Jack Antonoff

Margaret Qualley dhe Jack Antonoff

Margaret dhe Jack u martuan në verë të vitit 2023. Pjesëmarrësit në dasmën e Margaret Qualley dhe Jack Antonoff më 19 gusht në New Jersey përfshinin Taylor Swift, Channing Tatum dhe Zoë Kravitz.

5. Reese Witherspoon dhe Jim Toth

Reese Witherspoon dhe Jim Toth

Pas 12 vitesh, ish-agjenti Jim Toth dhe aktorja Reese Witherspoon u ndanë në mars. “Reese po ecën përpara”, tha një burim. “Ajo është pozitive për të ardhmen e saj”.

6. Robin Roberts and Amber Laign

Robin Roberts dhe Amber Laign

Robin Roberts dhe Amber Laign u martuan më 8 shtator në Farmington, Conn, ku morën pjesë shumë nga kolegët e Roberts GMA.

7. Alexandra Grant dhe Keanu Reeves

Alexandra Grant dhe Keanu Reeves

8. Michelle Yeoh dhe Jean Todt

Michelle Yeoh dhe Jean Todt

Michelle Yeoh dhe ish-CEO i Ferrarit, Jean Todt zyrtarizuan romancën më 27 korrik në Gjenevë.

9. Deborra-Lee dhe Hugh Jackman

Deborra-Lee dhe Hugh Jackman

“Ne e ndërmarrim këtë kapitull tjetër me mirënjohje, dashuri dhe mirësi”, thanë Hugh dhe Deborra-Lee Jackman për ndarjen e tyre, të njoftuar në shtator.

10. Zooey Deschanel dhe Jonathan Scott

Jonathan Scott dhe Zooey Deschanel

Ylli i “Property Brothers”, Jonathan Scott, i cili u takua me Zooey Deschanel në një episod të vitit 2019 të Carpool Karaoke, i propozoi partneres së tij në Kështjellën e Edinburgut të Skocisë më 13 gusht.

Simone Biles dhe Jonathan Owens

Simone Biles dhe Jonathan Owens

Pas një ceremonie të vogël të 22 prillit në Teksas, gjimnastja olimpike Simone Biles dhe Jonathan Owens u martuan zyrtarisht në Cabo San Lucas, Meksikë.

12. Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet

Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet

Nga një koncert i Beyoncé në shtator deri në një festë pas SNL në nëntor, manjatja e bukurisë Kylie Jenner dhe ylli i Wonka-s, Timothée Chalamet kanë qenë tërë kohën bashkë.

Lidhja e tyre u konfirmua disa herë.

13. Sophie Turner dhe Joe Jonas

Sophie Turner dhe Joe Jonas

Martesa katërvjeçare e Joe Jonas dhe Sophie Turner përfundoi në shtator 2023. Ata arritën një marrëveshje për kujdestarinë për dy vajzat e tyre muajin e ardhshëm.

14. Sofia Vergara dhe Joe Manganiello

Sofia Vergara dhe Joe Manganiello

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e

Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e "Golden Eagle” - imazhi i tij tashmë në kanaçen e çdo pije energjike

Magazina
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Ndarja e Graciano Taganit dhe Argjira Spancës: Ed Manushi zbulon shkakun e krisjes së marrëdhënies së çiftit

Ndarja e Graciano Taganit dhe Argjira Spancës: Ed Manushi zbulon shkakun e krisjes së marrëdhënies së çiftit

Magazina
Katër muaj që nga nisja e Big Brother - shpërthejnë fishekzjarrët në shtëpinë  e famshme

Katër muaj që nga nisja e Big Brother - shpërthejnë fishekzjarrët në shtëpinë e famshme

Magazina
“Lidhja me Beatrixen ka qenë e sajuar nga Donaldi dhe Bora për famë” - Ish-banorja e BBVA habit me deklaratën

“Lidhja me Beatrixen ka qenë e sajuar nga Donaldi dhe Bora për famë” - Ish-banorja e BBVA habit me deklaratën

Magazina
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina
Kalo në kategori