LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Mitrovicës Veriore ndanë mbi 200 mijë euro për të prekurit nga vërshimet e janarit

Komuna e Mitrovicës Veriore ndanë mbi 200 mijë euro për të prekurit nga vërshimet e janarit

Komuna e Mitrovicës së Veriut ka njoftuar të shtunën se në gjashtë muajt e fundit të këtij viti, përmes mbështetjes direkte financiare me subvencione ka ndihmuar qindra qytetarë të Mitrovicës.

Sipas njoftimit, ndihmë nga komuna kanë përfituar të porsalindurit, qytetarët që vuajnë nga sëmundjet kronike dhe familjet e prekura nga vërshimet e janarit 2023.

“Zyra e kryetarit Atiq ka subvencionuar 115 qytetarë në vlerë të përgjithshme prej 39,500.00 € për të mbuluar shpenzimet e trajtimit mjekësor”, ka bërë të ditur komuna.


Tutje, thuhet se janë subvencionuar qytetarët e prekur nga vërshimet e janarit të këtij viti në vlerë prej 202 mijë euro.

Po ashtu, në njoftim është bërë e ditur se janë mbështetur familjet e fëmijëve të lindur në vitin 2023 në vlerë prej 5 mijë e 300 euro.

“Programi i subvencioneve direkte për qytetarët do të vazhdojë edhe në muajt në vijim, me prioritet qytetarët që jetojnë në kushte të vështira ekonomike, si dhe ata me sëmundje kronike”.

“Komuna e Mitrovicës Veriore mbetet e përkushtuar për punë të vazhdueshme dhe përkushtim për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve të saj”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/