LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi flet për atë çfarë ndodhi në sportin e Kosovës në vitin 2023

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi flet për atë çfarë ndodhi në sportin e Kosovës në vitin 2023

Në një intervistë për Telegrafin, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, ka ndarë me pasion momentet kulmore që kanë shënuar vitin 2023 për sportin në Kosovë.

E shquar për përfaqësimin e saj të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare të xhudos, Kosova vazhdon të dëshmojë se është një fuqi e vërtetë në këtë sport.  Krasniqi ka theksuar edhe arritjet e klubit futbollistik Ballkani, i cili ka bërë një gjurmë të pashlyeshme këtë vit, duke i sjellë emocione dhe triumfe tifozëve të tyre të zjarrtë.


Por një ngjarje veçanërisht e rëndësishme për të cilën Krasniqi shprehu një entuziazëm të veçantë ishte fitorja e kandidaturës së Kosovës për të organizuar Lojërat Mesdhetare 2023.

Ky zhvillim historik përfaqëson jo vetëm një hap të madh për sportin e vendit, por edhe një mundësi për të demonstruar mikpritjen dhe kulturën shqiptare në sytë e botës.

Ndërsa zbulojmë më shumë rreth kësaj fitoreje dhe planave për të ardhmen, le të hyjmë në bisedën me Krasniqi, ku flet për potencialin dhe të ardhmen e sportit në Kosovë.

Telegrafi: Si e vlerësoni vitin 2023 për sportin tonë?

Ismet Krasniqi: Po e lëmë pas një tjetër vit të suksesshëm për sportin, pavarësisht pritshmërive për të pasur medalje edhe në ngjarjen më të madhe tonën gjatë vitit 2023, Lojërave Evropiane Krakow, ku me pak fat mund të hynim në zonën e medaljeve.

Sidoqoftë, ky vit ishte i suksesshëm për shumicën e federatave sportive, të cilat patën performancë të mirë, disa me rezultate e disa me organizime ndërkombëtare.

Me rezultate u shqua xhudo, që fitoi katër medalje në Kampionatin Evropian në Francë dhe katër tjera në Kampionatin Evropian të Hapur në Prishtinë, kurse karate na béri krenarë me ekipin e vajzave që zunë vendin e tretë në botë.

Klubi i Futbollit Ballkani përfaqësoi sërish futbollin tonë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, sukses ky që duhet veçuar në nivel klubesh.

Telegrafi: Po për KOK-un si ishte ky vit?

Ismet Krasniqi: Një vit shumë i mirë dhe me plot suksese e arritje madhështore. Po mundohem t’i veçoj disa, të cilat I kemi prezantuar edhe gjatë takimit me gazetarë sportivë.

Vitin e kemi nisur me zyret e reja, ku kemi krijuar hapësirë shumë më të mirë pune, memorandumi i nenshkruar “Balkan Cooperation 5” me KO të Frances dhe shtetet fqinje, marrja e organizimit të Platformës Evropiane të Sportit 2024, por sigurisht që arritja më e madhe është ajo e datës 8 shtator 2023, kur nje pune efektive, një sfidë e madhe dhe lobim i fuqishëm u konkretizua me fitoren e madhe, organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Momenti i veçantë është edhe marrëveshja e re me sponsorin BKT Kosova, e cila kap vlerën e 3 milionë euro për 10 vjet, kurse vitin e mbyllëm me vizitën e presidentit të Komitetit Olimpik të Evropës, Spyros Capralos në Kosovë.

Telegrafi: Të ndalemi tek Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, një arritje që me té drejtë béri bujë të madhe. Si erdhi ideja deri tek kandidimi?

Ismet Krasniqi: Ideja për organizimin e ngjarjeve madhore ka lindur që prej kandidimit tim për të udhëhequr me Lëvizjen Olimpike në Kosovë, por konkretisht për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, gjithçka nisi kur organizuam mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) në Prishtinë, dhjetorin e vitit 2022.

Prej aty kemi nisur intensivisht bisedimet për të marrë mbështetjen e fuqishme të Qeverisë dhe palëve tjera. Gjatë rrugëtimit ka pasur sfida të ndryshme, si ndalesa në statut ku thuhet se vendet pa bregdet nuk mund të organizojnë Lojërat Mesdhetare, mirëpo edhe kjo sfidë u kalua dhe ja ku jemi sot. Zgjidhje e bregdetit, e bëmë falë bashkëpunimit me Shqipërinë, konkretisht KOKSh-in, të cilët i falënderoj përzemërsisht, sikurse qeverinë për mbështetjen, komunën e Prishtinës dhe komunat tjera.

Ndikim në sukses ka pasur edhe heshtja jonë mediale deri në zyrtarizimin e kandidaturës.

Telegrafi: Gjatë Asamblesë ka pasur një kundërshtim të ashpër dhe të pritur të Serbisë?

Ismet Krasniqi: E dinim që para Asamblesë, sepse ata kishin nisur lobimin e madh për të ndaluar rrugëtimin tonë. Mirëpo, lobimi ynë prej muajsh, miqësia dhe besimi I krijuar tek Komitetitet Olimpike Kombëtare, rezultoi me fitoren e madhe, ku mbi 90 për qind, përfshirë edhe shtete që s’e njohin Kosovën, votuan pro kandidaturës tonë, pa pasur mundësinë që ne dhe KOKSh të votojnë, shkaku i bashkëorganizimit.

Telegrafi: Çka presim nga viti 2024?

Ismet Krasniqi: Na pret viti olimpik. Fillimisht I kemi Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj Gangwon 2024, ku përfaqësohemi me dy skitarë. Ngjarjen kryesore ku edhe i kemi synimet, janë Lojërat Olimpike Paris 2024.

Momentalisht kemi pesë xhudistë që jajë brenda normës Olimpike, por presim që normën ta fitojnë edhe boksierë dhe sportistë tjerë, dhe drejt Parisit të udhëtojmë me 9 ose 10 sportistë.

Synimet janë të kthehemi sërish me medalje olimpike nga xhudoja, por jo vetëm, sepse pritshmëritë janë që edhe nga boksi të fitojmë medalje.

/Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Kalo në kategori