LAJMI I FUNDIT:

Aksident zinxhiror në Turqi, përfshihen shtatë vetura – humbin jetën 10 persona dhe 57 tjerë lëndohen

Aksident zinxhiror në Turqi, përfshihen shtatë vetura – humbin jetën 10 persona dhe 57 tjerë lëndohen

Një aksident zinxhiror ka ndodhur sot në veriperëndim të Turqisë, pas përplasjes së shtatë automjeteve në një autostradë, ku si pasojë të paktën 10 persona humbën jetën dhe 57 tjerë janë lënduar.

Aksidenti ka ndodhur si rezultat i mjegullës së dendur dhe dukshmërisë së vogël në autostradën Marmara në provincën turke Sakraya, rreth 150 kilometra larg Stambollit, transmeton Telegrafi.


Autoritetet kanë filluar hetimet ka njoftuar guvernatori Yasar Karadeniz nga Sakarya, i cili gjithashtu theksoi se një veturë kishte goditur një kamion nga dukshmëria e vogël, duke nxitur kështu më pas një aksident zinxhiror ku shuma vetura tjera janë përplasur njëra pas tjetrës.

Të paktën tre autobusë janë përfshirë në aksident, kurse autoritetet turke besojnë disa pasagjerë humbën jetën kur dolën nga mjetet e tyre dhe u goditën nga veturat tjera.

Shtatë nga mbi 50 të lënduarit janë në gjendje të rëndë, kurse policia dhe ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë parë duke bërë pastrimin e rrugëve nga rrënojat e shumta. /Telegrafi/